Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Kush janë mashtruesit?
Ne sqaruam se hipokrizia është dukuri dobësie sepse ka dallim nëse bëhet hipokrizi në çështje e cila nuk ndërlidhet me fenë.
Të supozojmë se umeti nuk janë fetarë dhe është përplot hipokritë të cilët janë hipokritë në çështje shtetërore ose në çështje tjera dhe themi: Ato i arsyetojmë sepse tregojnë hipokrizi ndaj atyre të cilët janë të ngjashëm me to.
Mirëpo, të bëhet hipokrizi ndaj atij i cili është më i fortë. Të bëjë hipokrizi ndaj atij i cili e mposht hipokrizinë e atij. Ai hipokrizon atë, i cili ia kthen hipokrizinë dhe nuk i bën kurrfarë dobie.
يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إِلَّا أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ
“Ata mundohen ta mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, përkundrazi, ata janë duke mashtruar vetëm veten e tyre, por nuk e ndjejnë.” (El-Bekare : 9)