Nuk ka qetësi për ta, para shpirtit të tyre mashtrues

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Nuk ka qetësi për ta, para shpirtit të tyre mashtrues

 

Zoti i Lartmadhëruar e ka krijuar njeriun me pjesë (organe) të ndryshme:

– Posedon veshët për dëgjim.

– Posedon syrin për shikim.

– Posedon gjuhën për të folur.

– Posedon mendjen për të logjikuar.

– Posedon zemrën për të besuar.

Njeriu i drejtë, i cili duhet të jetë siç e ka krijuar Zoti, duhet të jetë në harmoni të plotë me këto pjesë të trupit (organe trupore).

Besimtari, e ka krijuar këtë harmoni sepse beson me zemrën e tij, atë çka e beson e deklaron me gjuhën e tij dhe asnjëherë nuk konfrontohet me pjesët e trupit të tij.

Pabesimtari, nuk ka harmoni me pjesët e trupit të tij sepse ai nuk beson dhe e shpreh me gojë se nuk beson. Kështu, ai ka qetësi me veten e tij, mirëpo ai e ka humbur qetësinë me diçka tjetër. E ka humbur qetësinë me shoqërinë me të cilën bashkëjeton dhe me Zotin e tij, i Cili e ka krijuar që nga fillimi dhe në fund kthimin e ka te Ai.

Pabesimtari edhe pse ka arritur harmonizim me veten e tij, ai atë harmonizim e ka të përkohshëm. Shpejt do ta humb qetësinë në mes tij dhe pjesëve të trupit të tij, gjuhës së tij dhe fjalës së tij dhe në mes të zemrës së tij dhe besimit të tij. Kjo qetësi është e përkohshme, mirëpo do të përfundoj në një kohë tjetër. Do ta sheh se nuk ka qetësi madje as në mes tij dhe trupit të tij sepse në botën tjetër do të dëshmon (trupi) kundër tij. Kjo, duke u bazuar në thënien e Zotit të Lartmadhëruar:

وَقَالُوا لِجُلُودِهِمْ لِمَ شَهِدتُّمْ عَلَيْنَا ۖ قَالُوا أَنطَقَنَا اللَّهُ الَّذِي أَنطَقَ كُلَّ شَيْءٍ وَهُوَ خَلَقَكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

“Dhe u thonë lëkurave të tyre, pse po dëshmoni kundër nesh? Do të thonë: Allahu na ka bërë të flasim, ashtu siç e ka bërë të flasë çdo gjë. Ai ju ka krijuar për herën e parë dhe tek Ai do të ktheheni.” (Fussilet : 21)

Edhe lëkurat e tyre dëshmojnë kundër tyre. Kështu pra, qetësinë, të cilën kishin menduar se e kishin arritur me veten e tyre, nuk është qetësi tjetër pos një qetësi e brishtë, saqë kundër tyre dëshmojnë duart e tyre dhe këmbët e tyre.

Pabesimtari edhe pse arrin qetësi për një kohë të shkurtër, një ditë do ta humb edhe këtë qetësi. Do të konfrontohen me të kur të dëshmojnë kundër tyre gjuhët, duart, këmbët, lëkurat, atëherë çka ju ka mbetur atyre?!

Besimtari ka krijuar raporte të qetësisë me të gjithë pjesët e tij. Qetësi me veten e tij. Nuk ka kundërthënie në mes asaj çka sheh dhe asaj për të cilën ka bindje. Besimtari ka krijuar raporte qetësie në mes tij dhe shpirtit të tij. Nuk ka kundërthënie në mes të asaj çka thotë dhe asaj çka beson. Nuk ka kundërshtim mes tij dhe Zotit të tij. Nuk ka kurrfarë kundërshtimi. Po ashtu nuk ka kundërshtim në mes jetës së tij në këtë botë me jetën e tij në botën tjetër.

Sa i përket hipokritit, ai lëkundet dhe është i pavendosur. Tek ai, pjesët trupore të tij janë në dilemë dhe janë të tronditura. E, me gjuhën e tij e thotë atë të cilën nuk e ka në zemër:

Zemra e tij i thotë: “Mos shkakto trazira”, ndërsa,

ai thotë: “Unë rregulloj”.

وَإِذَا لَقُوا الَّذِينَ آمَنُوا قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا إِلَىٰ شَيَاطِينِهِمْ قَالُوا إِنَّا مَعَكُمْ إِنَّمَا نَحْنُ مُسْتَهْزِئُونَ

“Kur takohen me besimtarët, ata thonë: “Besojmë.” Por kur janë vetëm me djajtë e tyre thonë: Në të vërtet, ne jemi me ju, ne vetëm po talleshim.” (El-Bekare : 14)

Çka është ky kundërshtim në shpirtin njerëzor?! Për Zotin, si mund të jenë të qetë?! Për këtë arsye, në të gjitha ajetet në të cilat paraqiten këta, shohim kundërthënie, dilema dhe lëkundje:

فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ فَزَادَهُمُ اللَّهُ مَرَضًا

“Në zemrat e tyre ka sëmundje dhe Allahu ua shton atë sëmundje.” (El-Bekare : 10)

Pra, jetojnë me sëmundje, nuk kanë shpresë për shërim, e sëmundja dhe tronditjet shpirtërore vetëm se u shtohet:

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ قَالُوا إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ

“Dhe nëse u thuhet atyre: Mos shkatërroni në tokë. Thonë: Ne vetëm jemi duke bërë rregullime.” (El-Bekare : 11)

Këtu ekziston kundërshtimi i dyfishtë, se ne kemi thënë se shkatërrimi në tokë është të kesh pikësynim që ta rregullosh, ndërsa përkundrazi e çrregullon, a më e pakta çka kërkohet prej tyre, është që ta lënë të rregulluarën të rregulluar dhe të mos ndërhyhet në të. Ndërsa, nëse dëshiron të avancosh ambiciet, atëherë shtoja të rregulluarës rregullimin.

Zoti i Lartmadhëruar i ka rregulluar të gjitha çështjet e jetës së vërtetë. Nëse dëshiron ta zhvillosh jetën dhe ta përmirësosh jetën më shumë, Allahu të ndihmon ta realizosh edhe atë.

“Dhe Ne i kemi dhënë për çdo çështje shkaqe dhe ai i pasoi shkaqet.”

Pse?

Ai i cili i pranon begatitë të cilat i dhurohen, e bën zakon të jetë përtac, e Zoti i Lartmadhëruar ia shton, ashtu që njeriu e shton energjinë e angazhimit dhe angazhimin e punës. Dhe shumë çështje i ka lënë të lira, në mënyrë që nëse dëshiron zhvillohesh dhe vepron me elementet e domosdoshme të jetës:

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ

“Dhe kur u thuhet mos bëni çrregullime në tokë…” (El-Bekare : 11)

Ah, mjerë për ta! Thonë: Nuk bëjmë çrregullime. Por ata e kanë bërë shprehi të thonë se nuk bëjmë çrregullime, por e vërteta është se gënjejnë kur thonë: Në të vërtetë ne jemi duke rregulluar, ndërsa përkundrazi ata çrregullojnë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s