Koncepti i mashtrimit

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Koncepti i mashtrimit

 

Çka nënkupton fjala “mashtrim”?

Mashtrim është të fshehurit e diçkaje. Nga kjo përdoret fjala “mevduë” që do të thotë vendi ku shkohet për të fjetur.

Të fshihet diçka nga dikush i cili është i një rangu me ty, lejohet,  mirëpo të fshehësh prej Atij të cilit nuk mund t’i fshehësh, atëherë me këtë ti e ke mashtruar vetëm veten sepse ti vetëm se ke rënë në vendin e atij i cili të ka zbuluar ty. Nëse ti dëshiron të fshehësh diçka dhe Allahu dëshiron të fsheh diçka, ta dish se Allahu ka mundësi të fsheh, a fshehja jote mbetet vetëm mendim se gjoja ke fshehur diçka.

Zoti i Lartmadhëruar nuk ka thënë “i mashtrojnë ata të cilët kanë besuar”. Nuk e ka përsëritur foljen, ashtu që ndokush të mendoj se janë dy forma të mashtrimit, ashtu që njëra prej formave të mashtrimit të jetë: “Mashtrimi i njeriut ndaj njeriut.”

Ne themi: Jo, nuk i ndajmë besimtarët nga Zoti i besimtarëve sepse besimtarët i përmbahen programit të Atij të cilit i kanë besuar, që do të thotë se nuk janë të shkëputur nga Allahu.

Kështu pra, mos thuaj: Unë i mashtroj besimtarët dhe e mashtroj Allahun, por thuaj: Unë i mashtroj besimtarët dhe Allahun së bashku, sepse ai i cili flet për Allahun, ai është brenda fjalës së Allahut, brenda ligjit të Allahut. A nuk ka thënë Zoti i Lartmadhëruar:

“Ata të cilët ta japin besën ty, vërtetë ia kanë dhënë besën Allahut.”

“Dora e Allahut është mbi dorën e tyre.”

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “E mashtrojnë Allahun dhe ata të cilët kanë besuar”, duke mos e përsëritur foljen, ashtu që askush të mos mendon se mund të jetë fitimtar në mashtrim. Ata nuk kanë korrur sukses dhe mashtrimi kthehet kundër tyre:

يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إِلَّا أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ ﴿٩﴾

“E mashtrojnë Allahun dhe ata të cilët kanë besuar, ata nuk kanë mashtruar askënd përpos veten e tyre, por nuk e vërejnë dhe nuk e shohin.” (El-Bekare : 9)

Çka nënkupton fjala “nuk e ndjejnë”?

Pse njëherë është përdorë fjala “nuk logjikojnë” dhe njëherë tjetër është përdorë fjala “nuk dinë”.

“ndjenjë” – mjet prej mjeteve për të perceptuar;

“dituri” – mjet prej mjeteve për të perceptuar;

– “logjikë” – mjet prej mjeteve për të perceptuar.

 

“Ndjenjë” – të perceptosh me njërën prej shqisave. Ato shqisa:

– ose janë shqisa për dituri, të cilat shqisa rezultojnë si rezultat i çështjeve logjike,

– ose janë shqisa të cilat nuk rezultojnë prej ndonjë rezultimi, që do të thotë, çështje të cilat nuk kanë qenë, mirëpo logjika i rezulton si të qena. Të sqarojmë më konkretisht.

Themi: Çdo njeri ndjen dhe percepton, mirëpo çdo njëri prej neve nuk mund të dijë, sepse dituria tregon çështje të cilat nuk i di (percepton) ti, por i di (percepton) tjetri.

Shkalla më e lartë është: ai i cili “logjikon”, dhe në nivel më të ulët janë ata të cilët dinë se çka vepron tjetri.

Për këtë arsye i kemi fjalët:

– logjikojnë,

– dinë dhe

ndjejnë.

Secila prej këtyre fjalëve e ka veçorinë e saj.

Ai i cili dëshiron të hiperbolizoj diçka në atë se “nuk dinë asgjë”, thotë: nuk ndjen, që do të thotë se edhe shqisat e tij (trupi i tij) nuk ndjejnë asgjë.

Pas kësaj: “nuk logjikojnë”, që nënkupton se mund të mësoj (të di) atë çka e logjikon tjetri, që do të thotë se mund të dijë dhe të ndjenë.

Përderisa, kur Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Nuk ndjejnë”. Nuk ndjejnë asgjë në mënyrë absolute.

Përderisa kur thotë: “Nuk dinë”, ky është mesi, sepse është e mundur se nuk mund të logjikon (percepton), mirëpo ky e di logjikën (aftësinë mendore, mendimin) e tjetrit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s