Gjeneruesit e hipokritëve

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Gjeneruesit e hipokritëve

 

Feja islame u ballafaqua me dy grupe të fuqishme, e ato ishin: Grupi i hipokritëve dhe grupi i jehudëve.

Kur’ani, kur e parashtron mënyrën e shërimit të hipokrizisë, asnjëherë nuk e lë (pa e përmendur) çështjen e hipokritëve, se kush e gjeneron hipokrizinë në zemra të hipokritëve. Për këtë arsye, Zoti i Lartmadhëruar për ta thotë:

وَإِذَا خَلَوْا إِلَىٰ شَيَاطِينِهِمْ

“Dhe kur të shkojnë te shejtanët e tyre.” (El-Bekare : 14)

që do të thotë se hipokritët shkojnë te shejtanët e tyre. Fjala “shejtan” tregon për armikun e fshehtë të cilin nuk e sheh syri, por e dëshiron të keqen dhe shkatërrimet. Në fjalën “shejtanët e tyre” fshihen jehudët. Fshihen nga shkaku se ata do t’i gjenerojnë hipokritët, ata do t’i përdorin ata, ata janë të cilët do të sjellin materialin (drurët) për të ndezur zjarrin e hipokrizisë kundër islamit.

Kur Zoti i Lartmadhëruar e parashtron çështjen e hipokrizisë, e paraqet në mënyrë praktike se si hipokritët kanë dashur ta mbrojnë veten e tyre nga forca e islamit, sepse ata nuk dëshirojnë të ballafaqohen me pabesimtarët. Çka të veprojnë?

E publikojnë fjalën islame me gjuhën e tyre.

Ai i cili e proklamon fjalën e islamit, atëherë ai i fiton të gjitha të drejtat e Islamit.

Ata i fitojnë të gjitha të drejtat e muslimanëve edhe pse kuptohet se ata janë hipokritë. Pra, respektimi i asaj që proklamohet me islam edhe pse me zemër nuk është i sinqertë. Edhe pse ai i cili e dëshmon me fjalë, patjetër duhet ta zbatoj me vepër. Për këtë arsye, nëse e lexon Kur’anin, lexojmë fjalën e Zotit të Lartmadhëruar:

إِذَا جَاءَكَ الْمُنَافِقُونَ قَالُوا نَشْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّكَ لَرَسُولُهُ

“Kur të vijnë tek ti hipokritët, thonë: – Dëshmojmë se ti je i dërguar i Allahut. Por Allahu e di se me të vërtet ti je i dërguari i Tij.” (El-Munafikun : 1)

A ka dyshim në këtë?

Ata kanë thënë “Ti je i dërguar i Allahut”. Ky është realiteti i tyre. Por pas kësaj Zoti i Lartmadhëruar thotë:

وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَكَاذِبُونَ

“Allahu dëshmon se hipokritët janë duke gënjyer.”

Në fillim Allahu e ka treguar atë çka kanë thënë, pra e ka treguar fjalën e cila dihet për Allahun, por pas kësaj, i ka gjykuar si gënjeshtarë. Por në çka janë gënjeshtarë?

Munafikët nuk kanë gënjyer kur kanë thënë se Muhamedi është i dërguar i Allahut. Kjo fjalë është fjalë e vërtetë, pra se Muhamedi është i dërguar i Allahut. Por ata kanë gënjyer kur kanë thënë dëshmojmë sepse dëshmia është fjalë që duhet të përputhet me atë çka është në zemër.

Kështu pra, çështja e dëshmisë është tek Allahu, e ajo është se Muhamedi është i dërguar i Allahut, mirëpo fjala e dëshmisë është mjet i gënjeshtrës, që asnjë të mos bie në metodologjitë e tyre të rrezikshme. Thonë se ka kundërshtim në mes termave të të njëjtit ajet!!

Ne u përgjigjemi: Sikurse Allahu dëshmon për gënjeshtrën, ndërsa në të dytën “e di” do t’i bie se dëshmia prej Allahut është kundërpërgjigje ndaj dëshmisë së të parëve. Kështu pra, ka dallim në mes fjalës dhe thanësit të fjalës.

Dëshmia është çështje më vete, ndërsa,

Thënia e tyre se ti je i dërguar i Allahut është çështje tjetër.

Përpos kësaj: Kush është ai i cili i jep përparësi dëshmisë së tyre ndaj dëshmisë së Allahut?

Zoti i Lartmadhëruar e paraqet çështjen ashtu që: Feja islame e respekton proklamimin e tyre se Vetëm Allahu është Një dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut edhe pse e di se ata vetëm tallen me të.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s