Hipokrizia është dukuri shpirtërore

Muhamed Muteveli esh-Shaëravi
Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Hipokrizia është dukuri shpirtërore

 

Në islam, dukuria e hipokrizisë është dukuri e besimit. Kjo nga shkaku se në islam, në periudhën e Mekës nuk ka pasur hipokrit sepse hipokriti paraqitet përballë të fortit, ndërsa në Meke islami ka qenë i dobët. Muslimanët e parë nuk kanë pasur mundësi ta mbrojnë veten e tyre, e pse të bëhet hipokrizi ndaj tyre?

Kur shkoi islami në Medine? Atje ka qenë e patjetërsueshme paraqitja e hipokrizisë. Posaçërisht prej popullit i cili e ka pasur udhëheqjen në Medine. Këtë udhëheqje e ka lëkundur migrimi i Muhamedit s.a.v.s., pasi që deri në atë kohë qeveriste Ibni Seluli dhe këtë çështje në tërësi e përmbysi pejgamberi i ri, migruesi, Muhamedi a.s.

Kjo ka ndikuar në shpirtrat të cilët e prisnin qeverisjen e re dhe në shpirtrat e atyre të cilët organizoheshin për kontrollin e vendit, ashtu që të kontrollonin nominimet e kandidatëve për udhëheqjen e Medines.

Unë mendoj se kjo ka qenë arsyeja e parë e urrejtjes në kohën kur i dërguari ka hyrë në Medine, dhe kjo urrejtje ka buruar nga ky njeri, i quajtur Ibn Selul dhe nga pasuesit e tij.

Gjithashtu, shkuarja e të dërguarit të Allahut në Medine, kërcënonte forcën tjetër e cila i udhëhiqte me dituri, e ata ishin pasues të librit. Ata tregoheshin para tyre (arabëve të Medines) si të ditur, vizionarë dhe të zhvilluar. Ata gjithashtu e mbizotëronin edhe ekonominë sepse ata ishin të pasur. Ata ishin ndezësit e armiqësisë në mes të Evsit dhe Hazrexhit dhe përfitonin prej kësaj armiqësie.

Kur erdh feja islame, ata të cilët ishin të ngatërruar, pra Evsi dhe Hazrexhi, u cilësuan me titullin Ensarë dhe u vëllazëruan me muhaxhirët, atëherë dështoi plani i Jehudëve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s