Kur papërcaktori dhe përcaktori janë të bashkuar në ligj dhe në shkak

Dr. Musli Vërbani

 

Kur papërcaktori dhe përcaktori janë të bashkuar në ligj dhe në shkak

 

Shembull:

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar për tejemumin:

“Dhe jepuni mes’h fytyrave tuaja dhe duarve tuaja”.

Në një ajet tjetër:

“Dhe nëse nuk mund të gjeni ujë, merrni tejemum me dhe të pastër dhe jepni mes’h fytyrave tuaja dhe duarve tuaja me të”.

Në të dy ajetet shkaku është i njëjtë: “Qëllimi i faljes së namazit”.

Në të dy ajetet ligji është i njëjtë: “Obligueshmëria e mes’hit”.

Papërcaktori bartet në përcaktor dhe bëhet vaxhib që gjatë tejemumit, mes’hi i fytyrës dhe i duarve të bëhet me dhe të pastër, e jo me dhe të papastër.

 Ligji i saj është se papërcaktori bartet në përcaktor sepse

përcaktori është përfundimtar,

e papërcaktori më tutje nuk shikohet.

Nuk lejohet që papërcaktori dhe përcaktori të kenë kundërshtime në mes vete kur shkakun dhe ligjin e kanë të njëjtë, me fjalë tjera nuk mund të ketë kontraste në mes tyre në të njëjtën kohë.

– Kush vepron me përcaktorin, ai veç ka vepruar me papërcaktorin.

– Kush vepron me papërcaktorin, ai ka lënë anash argumentin e përcaktorit.

Për këtë arsye prioritare është obligueshmëria e bashkimit të tyre.

 

Shembull tjetër:

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

“Ju është ndaluar juve cofëtina dhe gjaku.”

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

“Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë,

gjak i derdhur…”

Shkaku i të dy ajeteve është i njëjtë, e ai shkak është dëmi i gjakut dhe e keqja e tij.

Ligji është i njëjtë gjithashtu, e ajo është “të ndaluarit e gjakut”.

Nga këto dy raste e papërcaktuara bartet (konvertohet) në të përcaktuarën, kështu që gjaku, i cili është i ndaluar, është vetëm gjaku rrjedhës që shkëputet. Përderisa gjaku tjetër i mbetur në enë të gjakut nëpër mish, është i lejuar dhe ai konsumim i gjakut falet.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s