Specifikuesi i pandërprerë

Dr. Musli Vërbani


Specifikuesi i pandërprerë

 

Specifikuesi i pandërprerë është kur specifikues është pjesë e tekstit.

 

I kemi katër forma të specifikuesit të pandërprerë:

 

  • Specifikuesi i ngjitur.
  • Specifikuesi i kushtit.
  • Specifikuesi i atributit.
  • Specifikuesi i qëllimit.

 

 Specifikuesi i ngjitur

 

Zoti i Lartmadhëruar thotë :

“Kush e mohon Zotin pas besimit të tij, përpos atij që është detyruar, ndërsa zemra është e mbushur me besim”.

 

Ky përjashtim pason pas përgjithësimit të ajetit, i cili përfshin çdo mohues.

Pabesimi i çdonjërit, i cili e shpreh pabesimin e tij haptazi, ndërsa zemrën e ka të mbushur plot me iman tregon se kufri (pabesimi) është ai i cili bëhet me dëshirë, e jo me imponim.

 

Specifikuesi i kushtit

 

Shembull thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

“Dhe juve ju takon gjysma e asaj që lënë gratë e juaja, nëse ata nuk kanë lënë fëmijë”.

Kusht për të trashëguar burri gjysmën e pasurisë së gruas është që të mos ketë fëmijë.

 

Nëse gruaja vdes dhe nuk ka lënë fëmijë zvogëlohet pjesa e burrit në gjysmën e pasurisë.

Po të mos ishte ky kusht, burrit nuk do t’i takonte gjysma e pasurisë.

 

Specifikuesi i atributit

 

Shembull thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

“Dhe kush prej jush nuk ka mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat).    All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri-tjetri (të një origjine). Pra, martohuni me ato (robëresha) e me lejen e pronarëve të tyre dhe jepuani kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostitute të haptë apo të fshehta. E kur të jenë të martuara ato, nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e atij të grave të lira (jo robëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë për ju. All-llahu është mirëdashës, mëshirëplotë.” (En-Nisa, 25)

Teksti tregon për lejimin e martesës me robëresha besimtare, në rast se nuk ka mundësi që pronari t’ua paguajë mehrin grave jo të robëruara.

 

Specifikuesi i qëllimit

 

Shembull thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

“O ju që keni besuar, kur të ngriheni për t’u falur, pastroni fytyrat e juaja dhe duart e juaja deri në bërryla.”

Ajeti në fjalë tregon se maksimumi i kufirit të pastrimit është deri te “bërrylat”, e jo më shumë.

 

Përfundim

 

Specifikimi ka kuptim më të ngushtë, përfshin specifikimin vetëm jashtëtekstual që do të thotë se kushtëzohet që argumentimi i specifikimit të jetë i pavarur dhe i mëvonshëm,

 

Specifikimi ndërtekstual, si f.v. specifikimi i kushtit dhe specifikimi i përjashtimit quhen përkufizim i përgjithësuesit e jo specifikim.

 

Ajo çka është e përngjitur në të njëjtin tekst të përgjithësuesit quhet shfuqizim sepse specifikimi është kur kihet për qëllim të ndahet një pjesë prej të përgjithshmes me argument të ndarë (të pavarur) dhe të përngjitur me të.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s