Dr. Musli Vërbani
Ligji i përgjithësuesit pasi që të specifikohet
Përgjithësuesi pasi të specifikohet, prapë mbetet në kuptim të drejtë të fjalës.
Argument
Fjala e cila ka kuptim të drejtë, edhe pas shkëputjes së një pjese (specifikimit të asaj fjale), pjesa e mbetur mbetet në gjendjen e mëparshme (në kuptim të drejtë). Nuk e dëmton asgjë nëse një pjesë prej saj është shkëputur sepse në të kuptuar fjalës paraprake nuk i humbet kuptimi nëse diçka i shkëputet asaj pa pasur diçka tjetër çka i jep kuptim tjetër.