Dr. Musli Vërbani
Heshtja e Pejgamberit s.a.v.s. për të kundërtën e përgjithësuesit
Nëse supozojmë se Pejgamberi s.a.v.s. e ka lejuar në heshtje ndonjë njeri të pijë diçka që është e ndaluar, kjo do të ishte specifikim i përgjithësuesit.
Kjo është kështu kur ai veç ka pasur mundësi ta thoshte të kundërtën, atëherë konsiderohet specifikues, sepse heshtja e veprimit e merr dispozitën e thënies (lejes) haptazi.
Kjo do të thotë se nuk mund të aprovohet në heshtje e kundërta e fjalës së thanësit.
Analogjia e tekstit specifikues ka përparësi nga përgjithësuesi i një teksti tjetër.
Analogjia specifikuese e specifikon tekstin e përgjithshëm.
Shembull:
Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Dhe Allahu e ka lejuar shitblerjen”.
Ky tekst është i përgjithshëm dhe e lejon çdo lloj shitblerje (këmbimi).
Pastaj ka ardhur teksti pejgamberik për ndalimin e kamatës në elb.
Shkaku është “masa”. Kështu që analogohet orizi me elbin dhe ndalohet kamata. Kështu bëhet “analogjia” e këtij teksti specifikues i së përgjithshmes e cila e lejon shitblerjen.
Shembull tjetër:
Specifikimi i hadithit:
“Nuk ka dyshim se veprat shpërblehen sipas qëllimit”.
Nëse burri i thotë gruas “ju jeni e shkurorëzuar” ndërsa qëllimin e ka pasur për shkurorëzim të tri hershëm, llogaritet vetëm një shkurorëzim, edhe pse qëllimi ka qenë për tre shkurorëzime.
Po ashtu, nëse ka për qëllim të shkurorëzoj gruan, por nuk e shpreh me gojë, nuk llogaritet shkurorëzim.