Përgjithësuesi i ardhur për shkak të rastit të veçantë

Dr. Musli Vërbani


 

Përgjithësuesi i ardhur për shkak të rastit të veçantë

(Qëllimi është te përgjithësimi i fjalës e jo te shkaku i veçantë)

 

Përgjithësuesi i ardhur për shkak të rastit të veçantë, kur pyetësi pyet ose ndodh ndonjë ngjarje e diçka e ngjashme, ai rast i veçantë konsiderohet i përgjithshëm duke shikuar fjalën nga aspekti i jashtëm, e nuk specifikohet vetëm në shkakun. Ky është qëllimi i tyre kur thonë: “Qëllimi është te përgjithësuesi i fjalës, e jo te shkaku i veçantë”.

 

Argument për përgjithësim është se: argumenti bazohet në fjalën e ligjvënësit, e jo në pyetje.

 

Argument

Një njeri, e pyet Pejgamberin s.a.v.s.:

“Ne shkojmë në thellësi (largësi) të detit dhe me vete marrim pak ujë, e nëse atë ujë e shpenzojmë për abdes, mbesim pa ujë të pijshëm. A mund të marrim abdes me ujë të detit?”

Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Është i pastër (uji i detit aq shumë), saqë lejohet edhe cofëtina e tij (detit)”.

 

Thënia e Pejgamberit s.a.v.s.: “I pastër uji i tij (detit)” është gjithëpërfshirës, përfshin pyetësin, por edhe të tjerët, edhe pse ka ardhur nga shkaku i veçantë.

 

Shembulli i dytë:

Transmetohet në hadithë se:

“Shkon një njeri te Muhamedi a.s. e i thotë:

Jam shkatërruar, o i dërguar i Allahut.

Po si je shkatërruar? – e pyeti i dërguari a.s.

Kam kontaktuar me gruan në ditën e ramazanit (dhe e kam prishur atë ditë).

A ke rob të lirosh? – i thotë Muhamedi a.s.

Jo, nuk kam.

A ke mundësi t’i agjërosh dy muaj rresht?

Jo!

A ke mundësi t’i ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?

Jo!”

Ky hadithë është gjithëpërfshirës, përfshin çdo agjërues që kontakton me gruan e tij gjatë agjërimit.

Kefareti, edhe pse është posaçërisht për një njeri, është i plotfuqishëm për çdo njeri që kontakton me gruan e tij.

Ky hadithë është gjithëpërfshirës, përfshin edhe bashkëshorten, atëherë dënimi për bashkëshortët është që secili prej tyre:

– ose të lirojnë nga një rob,

– ose t’i ushqejnë nga 60 të varfër,

– ose t’i agjërojnë nga 60 ditë.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s