Dr. Musli Vërbani
Shumësi mbështetës dhe shumësi
Nëse Ligjvënësi e ndërlidh kërkesën me shumësin mbështetës dhe shumësin si p.sh.: “Merr prej pasurisë së tyre sadaka”, e ka shtuar fjalën “pasuri”, e cila është fjalë për shumësin e ngarkuar, e ajo është shumicë.
A do të thotë se duhet marrë tërë pasurinë e tyre apo një pjesë të tyre?
Këtu nuk ka përgjithësues dhe se mjafton që të merret sadakaja prej një lloji të pasurisë prej të gjitha llojeve të pasurisë.
Argument për këtë është përdorimi i kësaj forme vazhdimisht në Kur’an.
Në ajetin e lartpërmendur:
Merret prej pasurisë së çdo të ngarkuari, jo prej çdo pasurie, sepse këtë e ka treguar tradita dhe është arritur Ixhmai se në ajetin: “Merr prej pasurisë së tyre” qëllimi është prej të gjitha llojeve, e jo çdo personi.