Dr. Musli Vërbani
Fjala e cila ka shumë përcaktime nga përgjithësuesi i anulimit retorik
- Shembull: Hadithi i Muhamedit a.s.:
“Është hequr nga umeti im gabimi dhe harresa”.
Fjalës “heqje”, patjetër duhet t’i mbështetet diçka për të qenë fjalia e drejtë, e ajo mund të jetë:
– ose ndëshkimi,
– ose llogaritja, e të ngjashme.
“Është hequr (ndëshkimi) nga umeti im gabimi dhe harresa”.
“Është hequr (llogaritja) nga umeti im gabimi dhe harresa”.
Përgjithësohet argumenti mbështetës me atë çka përcaktohet, me fjalë tjera përgjithësohet në ato njësi, sepse e mbështetura është e barabartë me citatin e marrjes së vendimit për atë çështje. Kështu që cilësia e të përgjithësuarës është njësoj sikurse citati.
Argumente:
“Përcaktimi në njërën prej përcaktimeve nuk ka përparësi nga tjetra, sepse po të bëhej kështu do t’i jepet përparësi pa të drejtë (me kushte të njëjta). Patjetër përcaktimi është për të gjitha”.
- Përcaktimi i të gjithave ka vlerë më përfshirëse dhe më afër reales. Po t’i kishim përcaktuar të gjitha dispozitat në hadithin: “Është hequr nga umeti im”, do të kishte qenë më afër heqja e vetë substancës, e kjo do të ishte heqja e të gjitha dispozitave.
Mbështetja nuk është gjithëpërfshirëse, por gjithëpërfshirja bëhet vetëm me fjalët direkte, e jo nëpërmjet kuptimeve të shumta të fjalëve, dhe se caktohet njëra prej përcaktimeve, sepse gjithëpërfshirja është prej indikacioneve të fjalëve, ndërsa mbështetja është vetëm “kuptim”, çka do të thotë se nuk është gjithëpërfshirëse.
Argument
Përcaktimi bëhet me atë çka kërkon domosdoshmëria në masë të nevojës, ndërsa domosdoshmëria përcaktohet sa zgjat ajo domosdoshmëri dhe nuk ka nevojë të definohet gjithëpërfshirja, përderisa qëllimi është arritur; nevoja plotësohet dhe fjalës i është dhënë kuptimi i saj.
Thënia e Pejgamberit s.a.v.s.:
“Kush nuk e fillon agjërimin para sabahut, nuk ka agjëruar”.
Fillimi i agjërimit është: Vendosmëria (nijeti) për agjërim, natën (para sabahut).
Pjesa e jashtme e mohon formën e jashtme të agjërimit, kështu që është e domosdoshme t’i jepet kuptimi i ligjeve të agjërimit, i cili kuptim mohon pjesëzimin dhe vlerën.
Hadithi është gjithëpërfshirës dhe ka:
- Kuptimin e vlerës dhe
- kuptimin e shpërblimit.
Hadithi i Muhamedit a.s.: “Është hequr nga umeti im gabimi dhe harresa.”
Hadithi nuk e ka kuptimin e heqjes së gabimit dhe të harresës nga umeti në mënyrë absolute.
Kështu që është domosdoshmëri të përcaktohet “ligji”.
Ligji përfshin ligjin e kësaj bote dhe ligjin e botës tjetër.
“Të përgjithësuarit mbështetës”: përcaktohet në atë çka përfshijnë që të dy ligjet:
- Ligjin e kësaj bote.
- Ligjin e botës tjetër.
Hadithi: “Vërtetë veprat sipas qëllimit.”
Shikohet vetëm ana e jashtme, sepse paramendimi është se “Nuk ka vepër pa qëllim” e nuk është qëllimi mohimi i veprës, sepse mund të ndodhë vepër edhe pa qëllim; mirëpo qëllimi është se mohohen veprimet, e ato janë vlefshmëria dhe fuqizimi.
Arsyetim:
- Nijeti në abdes dhe gusël nuk është farz,
- nijeti në agjërim, në namaz dhe në haxh është farz.
– Nijeti në abdes dhe gusël nuk është farz nga shkaku se qëllimi i hadithit është se shpërblimi i veprës është në bazë të nijetit. Nijeti kërkohet për të arritur te shpërblimi.
– Nijeti në agjërim, në namaz dhe në haxh është farz, sepse ka dallim në mes të nijetit të mjeteve dhe nijetit në qëllim.
– në nijetin e mjeteve, si f.v. nijeti i abdesit dhe nijeti i gusulit nuk është farz.
– nijeti në qëllim (rezultatin final), si f.v. nijeti në namaz dhe agjërim është farz.
Hadithit: “Vërtetë veprat sipas qëllimit.” i jepet kuptimi i “përgjithësimit mbështetës”.