Kontributi obligativ (zekati) dhe kontributi vullnetarë (sadaka)

Dr. Musli Vërbani

Kontributi obligativ (zekati) dhe kontributi vullnetarë (sadaka)

 

Kontributet janë dy llojesh:

  • Kontributet obligative dhe
  • Kontributet vullnetare.

Kontributi obligativ quhet zekat.

Kontributi vullnetarë quhet sadaka.

Aty ku jepet zekati jepet edhe sadakaja.

Nuk jepet kontributi vullnetarë (sadaka) pa u dhënë kontributi obligativ (zekati).

Janë dhënë ndihmat para lufte për çlirimin e Kosovës.

Janë dhënë ndihmat pas lufte për ndërtimin e Kosovës.

Janë dhënë ndihmat e natyrave të ndryshme duke filluar nga kontributet për jetimët, për të varfrit, për shërimin e të sëmurëve, për ndërtimin e xhamive etj., etj., por ato ndihma dhuruesit nuk i kanë konsideruar si ndihma obligative (zekat) dhe kanë mbetur pa e kryer obligimin e zekatit dhe kësisoj është vepruar me dekada.

Edhe logjikisht por edhe ligjërisht e domosdoshme është që të jepet kontributi obligativ (zekati) dhe pastaj kontributi vullnetarë (sadaka) dhe nuk jepet kontributi vullnetarë (sadaka) e të mos jepet kontributi obligativ (zekati).

Sikurse zekati edhe sadaka jepet gjatë gjithë vitit.

Zekati është i përcaktuar ndërsa sadakaja e pa përcaktuar.

Mund të përcaktohet shuma e zekatit në fillim të vitit kalendarik dhe pastaj mund të pjesëzohet dhe mund të jepet gjatë gjithë vitit si f.v.: një ditë për ndërtim të ndonjë xhamie, një ditë tjetër për ndonjë jetim, një ditë tjetër për ndonjë student (medresant) një ditë tjetër për institucion islam, një ditë për shërimin e ndonjë të sëmuri, një ditë për ndonjë të varfër e kështu me radhë.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s