Dr. Musli Vërbani
Si jepen ndihmat vullnetare?
Ndihmat vullnetare jepen:
- natën
- ditën
- fshehtazi dhe
- haptazi.
Ndihmat vullnetare jepen natën ashtu që dëshmitar i ndihmës të jetë nata.
Ndihmat vullnetare jepen ditën ashtu që dëshmitar i ndihmës të jetë dita.
Ndihmat vullnetare jepen haptazi ashtu që dëshmitar i ndihmës të jenë të tjerët.
Ndihmat vullnetare jepen fshehtazi ashtu që dëshmitar i ndihmës të jetë vetëm Allahu i Lartmadhëruar.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Ata të cilët pasurinë e tyre e shpërndajnë (ndihmojnë vullnetarisht në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim.” (El Bekare, 274)