Dr. Musli Vërbani
Fjala “BEJ’Ë” në kuptim të votimit
Fjala “BEJ’Ë ka kuptimin e këmbimit.
Fjala “BEJ’Ë ka kuptimin këmbim vlerash.
Fjala “BEJ’Ë ka kuptimin e këmbimit të mallrave, me fjalë tjera shit-blerje ku shitësi i merr të hollat ndërsa blerësi e merr mallin.
Fjala “BEJ’Ë mund ta ketë kuptimin e votimit dhe të pranimit.
Në të kaluarën muslimanët u kanën ndihmuar (edhe ju ndihmojnë) të varfërve.
Nëse u parashtrohet pyetja: pse ju ndihmohet (pse u është ndihmuar) qytetarëve të varfër?
Përgjigjja është: për ta rregulluar gjendjen materiale (në këtë botë) të qytetarit.
Nuk ka të keqe nëse dhuruesi kontribut-dhënës të kërkon nga qytetari kontribut-marrës që ai të rregullon gjendjen për veten dhe për familjen edhe për këtë botë edhe për botën tjetër, me fjalë tjera të jetë i devotshëm ndaj Krijuesit.
Kontributi material u jepet të varfërve jo vetëm për të i shpëtuar në këtë botë, por për të fituar shpërblimin edhe në botën tjetër.
Realiteti na ka dëshmuar se në disa raste (jo në të gjitha rastet) dhënia vullnetare (por edhe e zekatit) ndaj të varfërve ka ndikuar që ata të varfër të pasurohen dhe e kanë rregulluar gjendjen e tyre materiale, por pas një kohe pasi që kanë arritur pasuri ose kanë arritur pozitë, ndoshta nuk janë bërë pabesimtarë, por janë bërë të pamoralshëm e degjenerues të shoqërisë dhe jo kontribuues të shoqërisë, me fjalë tjera janë bërë dëmtues të shoqërisë. Këtu kemi të bëjmë me fjalën “BEJ’Ë në kuptim të këmbimit të mallit me këmbim të vlerave.
Programet partiake thërrasin për të mirën e qytetarit, mirëpo fjala “në të mirë të qytetarit” është e papërcaktuar dhe duhet të kërkohet se a është në të mirë të qytetarit për të dy jetët (botët-në këtë botë dhe në botën tjetër), me fjalë tjera duhet kërkuar për të rregulluar infrastrukturë ligjore për të fituar edhe këtë botë edhe botën tjetër. Këtu kemi të bëjmë me fjalën BEJ’Ë në kuptim të këmbimit të vlerave.
Nuk mjafton programi për “lirinë e besimit” nëse lirisë së besimit nuk i rregullohet infrastruktura ligjore për realizimin praktik sa më të mirë të besimit.
Sikurse që qytetarët të cilët kërkojnë realizimin e projekteve infrastrukturore të rregullimit të rrugëve, ujësjellësit etj, ashtu duhet siguruar edhe infrastrukturën e “ujësjellësit” të besimit dhe infrastrukturën e rrugës së praktikimit sa më të mirë të besimit.