Mjetet e diturisë

Dr. Musli Vërbani

Mjetet e diturisë

 

Mjetet e diturisë janë:

  • Dëgjimi
  • Shikimi dhe
  • Mendja (zemra)

Dëgjimi – është mjet diturie sepse në të kalojnë njohuritë në mes të njerëzve nëpërmjet transmetimeve.

Shikimi – është mjet me të cilin bëhen vëzhgimet dhe përvojat, me të zhvillohen shkencat e gjithësisë.

Mendja (Zemra) – është mjeti për të përpunuar dëgjimet dhe pamjet dhe në fund nxjerr rezultatet përfundimtare për të ardhmen.

Zoti Lartmadhëruar thotë:

“Allahu ju ka nxjerrë nga barqet e nënave tuaja kur nuk keni ditur asgjë, ju ka dhënë juve dëgjimin, shikimet dhe mendjet (zemrat) me qëllim që të jeni mirënjohës” (En-Nahl; 78)

Janë dy lloje të mendimeve.

Mendimet destruktive – mendimet të cilat shkojnë pas injorancës, çka do që flitet e dëgjojnë dhe e pranojnë pa logjikë të shëndoshë.

Mendimet konstruktive – mendimet të cilat pranohen me argumente dhe i nënshtrohen intelektit dhe logjikës, dhe shkojnë pas vërejtjeve dhe përvojës në materie dhe i përdorin mjetet të cilat ua ka dhuruar Zoti, e ato mjete janë: dëgjimi, shikimi dhe mendja (zemra).

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke dituri, pse për shqisën (mjetin) e të dëgjuarit, për shqisën e të shikuarit, dhe mendjen (zemrën), për të gjitha këto pason llogaridhënia.” (Isra; 35)

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s