Dr. Musli Vërbani
Klasifikimi i vepruesve në bazë të Kur’anit
Në bazë të Kur’anit vepruesit ndahen në tri kategori:
Kategoria e parë: Janë ata të cilët i bëjnë padrejtësi vetes së tyre. Janë të gjithë ata të cilët në çfarëdo çështje që nuk veprojnë në bazë të Kur’anit që në atë moment i kanë bërë padrejtësi vetes së tyre.
Kategoria e dytë: Janë ata të cilët i kryejnë obligimet dhe ndalohen prej ndalesave dhe nuk veprojnë veprime shtesë apo punë vullnetare. Kjo kategori është kategoria e mesme.
Kategoria e tretë: I kryejnë obligimet, ndalohen prej ndalesave dhe veprojnë vepra shtesë vullnetare duke prirë në punë të mira dhe duke garuar në vepra të mira.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe Ne u lamë në trashëgim librin (Kur’anin) robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë të padrejtë ndaj vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë në ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, kjo është ajo mirësia e madhe.” (El-Fatir, 32)