Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”
Dënimi me Sheriat a ndikon mos me u dënua në botën tjetër për atë krim?
Po, sepse për ndryshe atëherë do të barazoheshin krimineli me atë të cilit i është bërë krimi.
Për këtë arsye dënimet me pa të drejtë faljeje (Hudud) quhen Xhevabire em Zevaxhire. E vërteta është se ai i cili ka bërë mëkat quhet Xhevabir, e ai i cili nuk ka bërë mëkat Zevaxhir.
Një njeri i ka thënë të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: Një grua më ka puthur. Për këtë shkak ka zbritur ajeti Kur’anor:
“Fale namazin në një pjesë të ditës dhe në thellësi të natës. Nuk ka dyshim se punët e mira i zhvleftësojnë punët e këqija.”
Njeriu i ka thënë Muhamedit a.s.: Ky ajet ka zbritur vetëm për mua? Muhamedi a.s. i ka thënë:
“Përkundrazi, për të gjithë umetin tim.”