Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"
Suret e Kur’anit
Sure d.m.th. ngritje, lartësi e vlerë.
Ndërsa në Kur’an Sureja është vendi ku i përfshin të gjitha ajetet në një koleksion.
Disa dijetarë Suren e kanë shëmbëllyer me pjesët e ndërtesës të cilat e formojnë atë.
Duhet kuptuar se Suret e Kur’anit janë quajtur Sure për shkak se e ngrenë vlerën e Kur’anit, për shkak se në të kuptohen e mira dhe e keqja, e lejuara dhe e ndaluara.
– Sureja më e shkurtër e Kur’anit është sureja e cila përbëhet prej tre ajeteve e ajo sure është “Suretu Kevther”.
– Sureja më e gjatë është sureja e cila ka më së shumti përmbajtje e ajo është “Suretul Bekare”.
Kur’ani përbëhet prej 114 sureve. Sureja e parë e renditur në Kur’an është Suretul-FATIHA, ndërsa sureja e fundit është Suretul-NAS.