Bankat me kamatë dhe bankat investuese

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Bankat me kamatë dhe bankat investuese

 

Ka mendime të shumta dhe kundërthënëse të dijetarëve rreth Bankave, çeqeve investituese me përqindje të caktuar të fitimit. Disa mendojnë se çeqet “A” dhe “B” nuk janë të lejuar, ndërsa çeqet “C” janë lejuar, sepse këtu nuk kushtëzohet profiti i caktuar, por është bashkëpjesëmarrje, e me një fjalë shoqëri aksionare, ku mund të ketë fitim, por mundet edhe mos me pas fare fitim, ndërsa edhe për këtë disa kanë thënë se është veprimtari e dyshimtë.

Ata të cilët lejojnë deponimin në Banka, thonë: Të hollat në Bankë nuk janë të ngrira, apo të bllokuara, por investohen në projekte zhvillimore të ndryshme, kështu pra është me njërën anë qarkullimi i mjeteve, ndërsa në anën tjetër deponuesi nuk kushtëzon përqindje të caktuar, por Banka është ajo që vet për vete ka përcaktuar përqindje të kamatës. Kështu janë ashpërsuar polemikat dhe është bërë bujë e madhe rreth kësaj çështjeje në mes të përkrahësve dhe kundërshtarëve, lëvizin mendimet andej e këndej pa ndërprerë.

 

Kur e kam pyetur Sheh Muhamed Muteveli Shaëravijun për këtë çështje m’u përgjigj:

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Hallalli është i sqaruar. Harami i sqaruar. Mirëpo në mes tyre ka çështje të dyshimta. Sikurse një bari i cili ruan bagëtinë e tij rreth një gremine për mos me i ra bagëtitë në të. Kush largohet nga çështjet e dyshimta ai e ka pastruar (e ka ruajtur) fenë e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij.” I Dërguari e ka thënë të vërtetën

Imami i mirënjohur thotë:

Robi i cili vepron kështu është mostër dhe shembull, pastaj tërhoqi vërejtjen në Bankën Islame të Fejsalit, pastaj Masraf Islami. Në këto dy Banka muslimani mund të deponoj mjetet e tij. Me këto mjete veprohet me veprimtari islame, ku janë të tubuara mjetet e Zekatit.

Shejhi theksoi se ka dëgjuar se njësoj vepron edhe “Banka Egjiptase”, e cila në kuadër të saj ka degën e cila merret me veprimtari islame. Fjala përfundimtare në lidhje me këtë çështje është se themelimi i Bankave Islame është e dobishme për sigurimin e mjeteve, ku edhe investimi në to pushon zemra dhe qetësohet shpirti.

 

 

SQARIM

 

Kohëve të fundit janë themeluar 11 Banka dhe Kompani Investitive për të qenë bashkëpjesëmarrës në planifikimin zhvillimor të tyre, për të realizuar planprojektet industriale, ekonomike dhe tregtare të ndryshme. Këto Banka kanë vendosur sistemin e shoqërive aksionare, që do të thotë investitorët marrin profitin i cili është hallall në Islam. Po ashtu Bankat Islame kryejnë të gjitha veprimtaritë bankare, dhe nuk kryejnë shërbime me kredi amatore, sikurse bankat tjera.

Në Egjipt në këto Banka Islame muslimani mund të investoj kapitalin e tij dhe të realizoj profitin e lejuar të papërcaktuar, duke hapur xhirollogaritë, apo format tjera të veprimeve dhe aktiviteteve Bankare. Prej këtyre bankave është Banka Islame Fejsal, me seli në Egjipt, Masraf Islami për investim dhe zhvillim ndërkombëtar, shoqëria investituese islame e kufizuar, po ashtu të Bankave tjera Islame që tashmë janë të njohura.

Këto Banka në të gjitha veprimtaritë e tyre, angazhohen në tubimin e kapitalit dhe aktivizimin e tij në veprimtari dhe investime të lejuara, duke u bazuar në dispozitat e Sheriatit Islam, dhe atë në të gjitha format, e ndër ta më e rëndësishmja shoqëria aksionare, duke shfrytëzuar kapitalin në realizimin e projekteve industriale, ekonomike, bujqësore, por me veprimtari hallalle, e jo harame, apo në donacione për projekte industriale dhe prodhuese. Duke filluar prej prodhimit, shitblerjes, sigurimin e plasmanit në treg të prodhimit të punëtorëve të këtyre Bankave dhe atë duke u bazuar në ndarjen e profitit të këtyre projekteve në bazë të bashkëpjesëmarrjes, eksperiencës, bashkëpjesëmarrjes në mes të shoqërive aksionare, të cilat në të njëjtën kohë i lejojnë mundësi qytetarëve hapjen e xhirollogarive, shërbimin ndaj qytetarëve për tërheqjen dhe deponimin falas – pa kamatë.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s