Kur’ani

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"

Kur’ani

 

PËRKUFIZIM: Fjala “Kur’an” d.m.th. lexim, tubim, grumbullim.

Kur’ani është quajtur me këtë emër sepse në vete ka tubuar, i ka grumbulluar ajetet, suret, urdhëresat, ndalesat, premtimet, kërcënimet etj.

Ndërsa në terminologji është përkufizuar kështu:

“Kur’ani është fjalë e Allahut të Lartmadhëruar e cila i ka zbritur pejgamberit të fundit Muhamedit a.s. për të qenë libri i fundit i zbritur prej Allahut për të gjithë njerëzimin”.

Përmbledhja e Kur’anit në volum (në mes të dy koreve të librit) quhet Mus-haf. Prandaj Kur’an quhet ajo që lexohet e jo ajo që është e shkruar, ndërsa të shkruarit e Kur’anit në libër quhet Mus-haf. Pra “Kur’an” është emërtim mbi bazë leximi dhe “Mus-haf” mbi bazë shkrimi.

Mus-hafi fillon me suretul-Fatiha, dhe përfundon me suretun-Nas.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s