Rruga e gjatë

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Rruga e gjatë

 

Një ditë Ebu Dardai qëndroi pranë Qabesë dhe u tha shokëve të tij: “A është e vërtetë se çdonjëri prej jush, i cili merr një udhëtim, përgatitet me mjete dhe material për rrugë: –  I thonë: “Po”. Atëherë u thotë Ebu Dardai: Rruga e ahiretit është më e gjata”. Ata i thonë: “Na trego mjetet dhe materialin (përgatitjen) për atë rrugë”. Ai u thotë: “Kryejeni haxhin për çështjet madhështore, falni dy rekate në errësirë të natës, për ta tejkaluar errësirën e natës së varrit dhe agjëroni ditë të vështira për t’u liruar Ditën e gjatë të Ringjalljes”.

Lini një koment