Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Namazi i plotë
Asam bin Jusufi kalon pranë Hatem El-Esmit dhe e pyet: “A falesh?” I thotë: “Po”. Më trego si e fal namazin. Ai përgjigjet: “Ngritem me urdhrin e Allahut, eci me frikë të Allahut. Hyj në namaz me nijet të pastër, marr “tekbir” me madhërinë e Tij. Lexoj Kur’an me përpikëri dhe vëmendje të plotë. Bie në ruku i përulur, bie në sexhde i nënshtruar, ulem plotësisht në ulësen e fundit, jap selam me nijet, dhe e përfundoj namazin me sinqeritet të pastër ndaj Allahut. Pastaj i kthehem vetvetes me frikë se a thua Allahu – a më ka pranuar namazin tim. Dhe i ruaj kohët e namazit deri në vdekje”. Pastaj ai i thotë: “Vazhdo se ti namazin e fal të plotë”.