Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Allahu është Furnizuesi
Një njeri shkon në luftë në rrugën e Allahut dhe e lë në shtëpi bashkëshorten me fëmijë. Disa prej grave, të cilat e kishin imanin e dobët, i thonë: “Oj nënë e gjorë, po kush do të përkujdeset për familjen e të t’i ushqejë fëmijët nëse e ka caktuar Allahu të bie dëshmor? Mirëpo, kjo grua besimtare nuk kishte tjetër të thoshte, pos me bindje dhe iman të fortë u thotë: “Unë burrin tim e di se ka qenë i përkujdesur, i ushqyer; ndërsa nuk e di se ka qenë ushqyes apo përkujdesës. E nëse vdes i ushqyeri mbetet ushqyesi – FURNIZUESI (Allahu i Lartmadhëruar).