Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i agjërimit"
Rastet kur lejohet mosagjërimi
Zoti i Lartmadhëruar në Kur’anin fisnik thotë:
“Ne juve asgjë nuk ju kemi bërë obligim e cila ju vështirëson dhe ju mundon”. (El-Haxh: 78)
Feja islame është e bazuar në lehtësim e jo në vështirësim.
Zoti i Lartmadhëruar e di aftësinë dhe mundësinë e njeriut, për këtë arsye edhe në disa raste ka bërë lehtësime për muslimanin. Kështu edhe për agjërimin e ramazanit ka parapa raste kur disa individë të cilët janë në gjendje të vështirë mos me agjërua.
Rastet kur lejohet mosagjërimi janë:
- Sëmundja;
- Shtatzënia;
- Gruaja e cila i jep gji fëmijës;
- Udhëtimi;
- Gruaja me menstruacion dhe lehoni;
- Pleqëria e rëndë;
- Çmenduria;
- Lufta e ashpër;
- Presioni apo imponimi për mosagjërim;
- Paraqitja e urisë deri në alivanosje.