Çelësi i devotshmërisë

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Çelësi i devotshmërisë

 

Një njeri shkon te Hasan El-Basriju r.a. dhe i thotë: “Cili është çelësi (sekreti) i devotshmërisë tënde. E ai u përgjigj: “Katër gjëra”:

  1. E kam ditur se rizkun nuk e ka përsipër askush, pos unë vetë, dhe jam angazhuar vetë.
  2. E kam ditur se punën time nuk e kryen askush, për atë jam angazhuar vetë.
  3. E kam ditur se Allahu më sheh dhe do t’i paraqesë veprat e mia, e jam turpëruar të më shohë në mëkate.
  4. E kam ditur se vdekja më pret, andaj kam përgatitur material për t’u takuar me Zotin tim.

Lini një koment