Populli injorant

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Populli injorant

 

Muaviju i thotë një njeriu prej Jemenit: “Sa injorant është populli yt që e ka emëruar femrën sundimtare?” Ai ia kthen Muavijës: “Më injorant se populli im është populli yt, sepse kur i Dërguari i Allahut i ka ftuar për ta adhuruar të Gjithëmëshirshmin, ata kanë thënë: “O Zot, nëse është kjo e vërtetë prej Teje, zbritna gurë në kokat tona në vend të shiut ose na dëno me dënim të dhimbshëm”. E nuk kanë thënë: “O Zot nëse kjo është e vërtetë prej Teje, na udhëzo në rrugë të drejtë”.

Lini një koment