Tejemumi

Dr. Musli Vërbani

Tejemumi

 

Tejemum quhet pastrimi simbolik me dhé të pastër.

Pastrimi simbolik nuk përfshinë tërë trupin por vetëm fytyrën dhe
duart me gjithë bërryla.
Tejemumi e zëvendëson ndonjëherë gusulin, e ndonjëherë
zëvendëson abdesin, në raste të caktuara dhe në momente të
domosdoshme.
Argument për tejemumin kemi ajetin kur`anor, ku Allahu i
Madhëruar thotë:
“Nëse jeni të sëmurë ose gjendeni në rrugë dhe keni kryer nevojë
natyrore apo keni pasur marrëdhënie me gratë, e nuk gjeni ujë,
atëherë synoni
(në domosdoshmëri) me përdorë dheun e pastër (për
pastrimin simbolik)
, ashtu që fërkoni (me shuplakat e duarve)
fytyrën
tuaj dhe duart tuaja”.
– Tejemum do të thotë synim në diçka për shkak të imponimit të
situatës, e në rastin konkret ka të bëjë synimi me u pastrua simbolikisht
me dhé të pastër, për me zëvendësuar gusulin ose abdestin në rastin e
mungesës së ujit apo në pamundësinë e përdorimit të ujit.
– Tejemumi është caktuar vetëm për me lehtësuar muslimanin në
kryerjen e obligimeve të tij. Allahu i Madhëruar në Kur’an thotë:
“Allahu dëshiron të ju lehtësojë juve”.
– Tejemumi është bërë obligim në vitin e gjashtë të hixhretit, dhe
atë pas luftës së beni Mustalikut.
Edhe në një Hadithë, Muhamedi a.s. thotë:
“Toka më është bërë e pastër dhe Xhami”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s