Veprat e Pejgamberit s.a.v.s.

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Burimi: USULI FIKHU ISLAM

 

Veprat e Pejgamberit s.a.v.s.

 

Veprat e Pejgamberit s.a.v.s. janë tri llojesh:

E para: Veprat personale, të cilat i ka kryer Pejgamberi s.a.v.s., si f.v. të ecurit, të ulurit, të ngrënit, të pirit. Për këto veprime nuk ka kundërshtim se janë të lejuara (mubah) për të, por edhe për umetin (muslimanët). Kryerja e veprimeve të këtij lloji për neve nuk janë vaxhib (obligim).

. I këtij mendimi është drejtimi (medhhebi) i shumicës absolute të dijetarëve.

Një pjesë e dijetarëve kanë thënë se këto vepra janë mendub (të pëlqyera). Allahu është i njohur se Abdullah bin Omeri r.a. i ka vepruar këto vepra dhe ka pasur dëshirë që ta bëjë traditë të veprojë si Pejgamberi s.a.v.s. në çdo gjë çka ka buruar prej Muhamedit a.s e, edhe prej veprave të rëndomta.

E dyta: Veprimet të cilat sipas natyrshmërisë kanë qenë specifika të Pejgamberit s.a.v.s. si f,v.:

-lejimi i agjërimit dyditësh (48 orë). Agjërimi 48 orësh ka qenë specifikë e Pejgamberit s.a.v.s.  Ky lloj agjërimi për Muhamedin a.s. ka qenë vaxhib

-poashtu, ka qenë vaxhib edhe Namazi i Duhasë (mesditës), Namazi i vitrit, namazi i natës,

-lejimi për t’u martuar me më shumë se me katër gra. etj etj.

Dispozita e këtyre specifikave të tij: këto specifika nuk pasohen, sepse kanë qenë posaçërisht për pejgamberin s.a.v.s.

E treta: Veprimet që nuk kanë lidhje me të parat, por qëllimi është ligjësimi.

Këto vepra duhet t’i pasojmë, mirëpo ligjësimi i veprave ndryshon varësisht prej veprës, që do të thotë:

Një vepër mund të jetë: vaxhib (obligative),

Një vepër mund të jetë mendub (e pëlqyer) ose

Një vepër mund të jetë mubah (e lejuar).

Këto ligjësime kuptohen me sa vijon:

  1. –Nëse veprimet janë sqarim i asaj çka nuk kanë qenë të sqaruara në Kur’an, apo veprimet kanë qenë përkufizim dhe përcaktim i asaj çka nuk ka qenë e përkufizuar në Kur’an ose veprime të cilat kanë specifikuar gjeneralën.

Dispozita është në mes të vaxhibit dhe Mendubit. Sqarimi kuptohet ose me fjalë të qartë, siç është thënia e Pejgamberit s.a.v.s. “Faluni siç më shihni duke falur”.106

Në haxh ka thënë: “Pranoni prej meje mënyrën e rregullave të juaja (në haxh)”.107

-Ose me ndonjë faktor tjetër, si veprimi i tij për të sqaruar një çështje kur e kërkon nevoja, si f.v.: Prerja e dorës së vjedhësit deri në fund të shuplakës. Ky është sqarimi i thënies së Zotit të Lartmadhëruar “Jepni mes’h fytyrave tuaja dhe duarve tuaja”.

Në këto raste, sqarimi është pasimi i të sqaruarës në vaxhib, mendub dhe mubah.108

  1. –Nëse vepra nuk është veprim i sqarimit të Kur’anit, por vepron në vetvete që nga fillimi, ajo vepër ose është në vetvete që nga fillimi, ajo vepër është e njohur si atribut sheriativ, ose nuk njihet ashtu.

Nëse njihet atributi si vaxhib, Mendub ose Mubah, Umeti e vepron ashtu siç cilësohet. Ky është mendimi më i drejtë. Siç ka thënë Shevkaniju: Argument për këtë është Kur’ani dhe veprimi i sehabeve.109

Sa i përket Kuranit, është thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Çka u jep (urdhëron) i Dërguari, merreni dhe çka ju ndalon, ndalohuni” “Nëse dëshironi ta doni Allahun, më pasoni mua”

 “Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë urdhrin e tij”

 “Ju veç për juve keni të dërguarin e Allahut shëmbëlltyrën më të mirë”

 “Dëgjoni Allahun dhe dëgjoni të dërguarin”

 

Sa i përket sehabeve, në shumë raste, kur argumentoheshin, apo kur u nevojitej mbështetje, gjithmonë bazoheshin në veprat e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s, ashtu siç ka vepruar Omer bin Hatabi me rastin e  puthjes së haxherul Esvedit, kur ka thënë “Po mos ta kisha parë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke të puthur nuk do të të puthsha”.110

Nëse nuk dihet atributi sheriativ, analizohet:

-Nëse shihet se veprimi është çështje adhurimi, apo afrim tek Allahu, pra është vepër që afron tek Allahu i Lartmadhëruar, siç janë dy rekate namaz jo të rregullta, kjo tregon se ajo vepër është Mendub (e pëlqyer),111 sepse kjo është minimumi i dy anëve, sepse kur kuptohet se qëllimi është afrim tek Allahu, është argument se vepra është vetëm e kërkuar. Imam Maliku ka thënë: Tregon se vepra është vaxhib (obligim), sepse është urdhër për të pasuar të Dërguarin a.s. E, urdhri tregon vaxhibin (obligimin).112

-Nëse nuk kuptohet se qëllimi është afrim tek Allahu, si f.v shitblerja, bujqësia, Imam Maliku dhe Kerhiju thonë: tregon se vepra është Mubah (e lejuar), sepse është masa e sigurt, e cila buron prej veprës, e, më shumë se kjo, nuk vendoset asgjë më shumë, përpos se me argument.113 Këtë mendim e ka zgjedhur Ibni Haxhibi. Shafiiju ka thënë: Vepra tregon se është mendub (e pëlqyer), sepse prej veprës nëse nuk vërehet me fjalë të tjera, nuk kuptohet se qëllimi është afrimit tek Allahu; ajo vepër patjetër tregon se është afrim tek Allahu, por të nivelit të Mendubit (e pëlqyer). Këtë mendim e ndajnë shumica e Hanefijve dhe Muëtezilëve.

Amediju dhe Esneviju e ndajnë këtë mendim: Nëse kuptohet apo vërehet se qëllimi i veprës është afrim tek Allahu, është argument i dispozitave të dyfishta në mes të vaxhibit dhe mendubit. E, kjo është dhënie përparësi veprës, e jo vetëm për ta lënë të padefinuar, por e ligjësuar. Ndërsa, në rast se kuptohet, apo vërehet se vepra nuk është afrim tek Allahu, është argument i dispozitës në mes të vaxhibit, Mendubit dhe Mubahit. Kjo është largimi i vështirësisë prej veprës.114 Ky është mendimi, të cilin e përkrah dhe e preferoj. Ka edhe mendime të tjera, të cilat nuk i kanë paraqitur dhe nuk i kanë sqaruar me argumente. Mjaftojnë ato që i kam përmendur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s