Hadithi “mursel”

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Burimi: USULI FIKHU ISLAM

 

Hadithi “mursel”

 

Në terminologjinë e muadithinëve hadith mursel është kur tabiiju nuk  e përmend transmetuesin në mes tij dhe Pejgamberit s.a.v.s., që do të thotë: Muhamedi s.a.v.s. ka thënë.97

Quhet kështu, sepse shkohet prej Muhamedit s.a.v.s., pra e thonë thënien e tij, por nuk e përmendin kush e ka dëgjuar prej tij.

Nëse bie (mungon) një sehabij, quhet hadith munkatië,

Nëse biejnë më shumë se një transmetues, quhet “muadal”.

Ndërsa, hadithi “Mualak” është që transmetohet, përpos tabiijut, pa zinxhirë.

Në terminologjinë e Usulijinëve hadithi mursel është thënia e drejtë, e cila nuk është ngjitur (takuar) te Pejgamberi s.a.v.s. (Muhamedi s.a.v.s. ka thënë), pa marrë parasysh se a është “Munkatie, Muadal ose Mualak”98. Kjo ka interpretim më të gjerë se i muhadithinëve, sepse çdo hadith nuk e ka të ngjitur zinxhirin.

Dispozitat e hadithit mursel

Të gjithë dijetarët janë pajtuar se hadithi mursel, të cilin sehabiu  e ka transmetuar,  është hadith mursel i pranuar.99 Për këtë është ixhmai, sepse çka transmeton sehabiju është se e ka bartur prej momentit kur e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s., ose e ka dëgjuar prej sehabijut tjetër. Sehabet që të gjithë janë të drejtë.

Ndërsa, për hadithin mursel, por jo të sehabjiut,dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme. Ata janë ndarë në katër mendime (Medhhebe).100

Medhhebi i shumicës absolute, prej tyre Ebu Hanife, Maliku dhe Ahmedi, është se hadithi mursel absolutisht është i pranuar, sa që pjesa dërmuese e Muëtezilëve thonë se hadithi mursel është më i fuqishëm se hadithi musnid, sepse ai i cili e ka ndërlidhur zinxhirin, të ka vëllazëruar ty, ndërsa  ai i cili e ka ndërprerë, të ka afruar. Dijetari Shevkaniju thotë: Kjo është e tepruar dhe jashtë kornizave të realitetit.101

Medhhebi i Ibni Haxhibit dhe Ibni Hemamit është se hadithi mursel pranohet, por prej dijetarëve të cilët janë eminentë dhe të përpiktë, ndërsa prej të tjerëve jo. Kadiju Taxhudijnë ed-Sebekiju thotë: Në taborrin e dijetarëve eminentë bëjnë pjesë sehabet, tabinët dhe etbei tabiinët102.

Medhhebi i Isa bin Hebanit: Ai sqaron: Nëse hadithi mursel është hadith mursel i tri gjeneratave të para (sehabeve, taniinëve dhe tabi tabiinëve), pranohet absolutisht, pa marrë parasysh se a janë transmetuesit dijetarë eminentë, apo jo.

Medhhebi Shafiij: Është në mes të atyre që e refuzojnë dhe të atyre që e pranojnë hadithin mursel. Këta e pranojnë hadithin, nëse i ka këto pesë çështje:103
1. Që të jetë hadithi mursel prej tabiinivë, të cilët kanë qenë në prezencë të shumë sehabeve, si me Seid bin Musejebin, Zehran e të ngjashëm, te të cilët nuk përcillet hadithi, përpos çka është e sigurt, si Hasani, Shaëbiju dhe Ibni Sijrini. Ndërsa, nuk pranohet prej tabiinëve të vegjël.

  1. Që ta vërtetojë hadithi musned kuptimisht.
  1. Që të jetë hadithi mursel i pranuar, për të cilën pajtohen dijetarët.
  1. Që ta vërtetojë thënia e sehabes.
  1. Që të përforcohet me fetvatë e shumicës së dijetarëve; çdo renditje e këtyre është më e fortë se e para. Nëse hadithi mursel nuk e ka njërën prej këtyre çështjeve, hadithi mursel kthehet, nuk pranohet.

Medhhebi i Dhahirijëve dhe pjesa dërmuese e dijetarëve, si dhe disa Maitijnë, nuk e pranojnë hadithin mursel si argument.

            Argumentet

Secili medhheb i ka argumentet, të cilat do t’i tregoj në pika të shkurta:

Argumentet e medhhebit të parë: Është medhhebi i shumicës absolute të dijetarëve, të cilin e ka zgjedhur Amediju. Janë argumentuar logjikisht me atë se transmetuesi është i drejtë dhe besnik, kur thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë këtë”; shihet qartë dhe në mënyrë të prerë se teksti është prej të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Shihet qartë nga gjendja e tij se ai nuk e lejon transmetimin, përpos çka është i sigurt në atë që e ka thënë Pejgamberi s.a.v.s, sepse, përndryshe, ai do të ishte mashtrues, tradhtar, cilësi të cilat janë të kundërta me besnikërinë dhe drejtësinë. Atëherë pra, thënia e Muhamedit s.a.v.s. e zë vendin e zinxhirit të fundit (isnadin). Argument për këtë e kemi thënien e Hasan el Basrijut: Kur u kam thënë juve: Më ka treguar filani, atëherë hadithi është i tij. E, kur u kam thënë: Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s., është prej shtatëdhjetëve.

Është kundërshtuar për këtë me thënien e Muhamed bin Sijrinit, i cili ka thënë: Mos i pranoni hadithet mursel ta Hasanit dhe Ebi Alijes, sepse ata nuk mërziten se nga i marrin hadithet.

I kundërpërgjigjemi për këtë se: Shkaku i mospranimit të hadithit prej tyre bëhet për shkak të padrejtësisë së tyre. E, kjo nuk është e domosdoshme të mos pranohet prej transmetuesve të tjerë.

Argumenti i Ibni Haxhibit: Është po i njëjti argument i mëparshëm. Se është çështje e prerë drejtësia e tekstit të Pejgamberit s.a.v.s., imponon ndryshimin e bazës (argumentit), i cili e ka rrëzuar hadithin musler. Nehaiu ka thënë: Kur të them se: Më ka treguar filani nga Abdullahu, këtë ai e ka treguar. Por, kur them se: Ka thënë Abdullahu, atë e kanë treguar më shumë se një transmetues.

Argumenti i Ibni HebanitHadithi: Hadithi: Gjenerata më e mira është gjenerata ime, pastaj ato që vijnë pas tyre, mandej ata që vijnë pas tyre, e pastaj do të përhapet rrena.104 Ky hadith e vërteton drejtësinë e shumicës së tri gjeneratave, nëse jo që të gjithë. Shumica e transmetuesve janë prej këtyre, sepse ata transmetojnë nga të drejtët dhe dëgjojnë hadithin e drejtë, e pas këtyre gjeneratave është përhapur rrena. E ka përjashtuar Ibn Hadithi nga kuptimi i fundit të hadithit që të jetë transmetuesi prej dijetarëve eminentë.

Argument i Shafiijut: Pranimi i hadithit të transmetuesit është i kushtëzuar që transmetuesi të njihet si i drejtë, sepse drejtësia është bazë për hadithin mursel, i cili nuk njihet, sepse njohja e tij është degë e njohjes së emrit të tij. Nëse nuk e dimë atë, atëherë bëhet e qartë se duhet të kthehet. Nëse hadithit mursel ia bashkangjesim njërën prej pesë çështjeve të sipërpërmendura, atëherë vërtetësia anon më shumë se sa rrena dhe pranimi është më i mirë. Ky argument është debatuar në tri pika:

            Pika e parë: Transmetimi i drejtë prej bazës së heshtur do të thotë ndryshimi i atij transmetimi, sepse nëse tregon (transmeton) nga ai, që nuk është i drejtë, dhe nuk e tregon personifikimin e tij, ai do të ishte shpifës dhe mashtrues. I janë kundërpërgjegjur: Po e njëjta do të ishte nëse e drejta transmetohet nga i padrejti, gjithashtu.

            Pika e dytë: Zinxhiri i hadithit mursel te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. është bazë e fortë e vërtetësisë, sepse zinxhiri i rrejshëm është e kundërta e drejtësisë. Nëse vërtetohet vërtetësia, bëhet e pranueshme.

I janë kundërpërgjigjur: Ne nuk e pranojmë se zinxhiri është bazë e fortë e vërtetësisë, por bazë është nëse transmetuesi dëgjon tjetrin, i cili transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s., e për të drejtin nuk dihet se është gënjeshtar, por dihet se është i sinqertë, ose nuk dihet gjendja e tij fare.

            Pika e tretë: Sehabet kanë transmetuar shumë hadithe mursel dhe njerëzit i kanë pranuar ato.

I janë kundërpërgjigjur: Është e vërtetë se janë pranuar, sepse kështu ka peshuar mendimi se sehabet kanë dëgjuar hadithin prej Pejgamberit s.a.v.s., e të vepruarit me atë që peshon, është vaxhib.

Dhahirijtë dhe Muhadithinët janë argumentuar sa vijon:

 

            E para: Prej atij që është marrë transmetimi nuk dihet personi. Mosnjohja e personit, do të thotë mosnjohja e personalitetit, ndërsa, të gjithë janë të pajtimit se mosnjohja e personalitetit është shkak për mospranimin e hadithit.

E dyta: Po të pranohej hadithi mursel, nuk do të kishte pasur vlerë zinxhiri i haditheve.

U janë kundërpërgjigjur atyre: Transmetimi i dijetarëve transmetues është argument se ata e dinë personalitetin e atij, prej të cilit e pranojnë transmetimin, dhe ata e kanë vërtetuar vërtetësinë e tij, sepse, përndryshe nuk do të kishte asgjë të sigurt, posaçërisht pasi që ata janë dijetarë eminentë dhe të identifikuar si transmetues, edhe pse nuk dihet gjendja e të më poshtmit, sepse drejtësia e atij, prej të cilit është marrë transmetimi, është tashmë e njohur. Nuk ka pengesë për pranimin e hadithit mursel në kohën e sotme, përderisa është vërtetuar se hadithet mursel i kanë plotësuar kushtet e pranimit. Në zinxhir të haditheve ekziston vlera dhe arsyeja, sepse në të kuptohet sqarimi, sepse dëshmon gjendjen e transmetuesve, ndërsa me hadith mursel, në të tregohet globalisht. Për këtë arsye, hadithi musnid (zinxhiror) është më i fuqishëm se hadithi mursel (jozinxhiror).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s