Kundërshtimi i fjalëve me veprat e Pejgamberit s.a.v.s.

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Burimi: USULI FIKHU ISLAM

 

Kundërshtimi i fjalëve me veprat e Pejgamberit s.a.v.s.

 

Kundërshtimi në mes dy çështjeve është konfrontimi në mes dy çështjeve  në atë mënyrë sa që çdo njeri e pengon që të ketë mbështetje të tjetra. Kjo, nga atë që e mendon muxhtehidi e jo kundërshtimi në vet çështjen, sepse në sheriat nuk ka çështje kontradiktore në mes vete.115 Biseda për këtë përfshin tri mundësi.

E para: Kundërshtimi në mes dy veprimeve:

Usulijinët kanë vendosur se është e pamundur dhe e paimagjinuar që të ndodhë kundërshtim në mes dy veprimeve, ashtu që njëra të jetë shfuqizimi i tjetrës, sepse nëse nuk kundërshtohen dispozitat e dy veprimeve, nuk ka kundërshtim. Por, edhe nëse kundërshtohen, prapëseprapë nuk ka kundërshtim, sepse “të ngjashmet”, si f.v.: Namazi i drekës në dy kohë të ndryshme është i lejuar, që të jenë dy veprimet në të njëjtën kohë; si f.v. Namazi dhe agjërimi. Siç shihet nuk ka kundërshtim në mes tyre (namazit dhe agjërimit në të njëjtën kohë).116

Ndërsa, dy veprimet, të cilat askush nuk mund t’i paramendojë që të bëhen në të njëjtën kohë, dispozitat janë në kundërshtim me njëra tjetrën, si f.v.: Nëse në një kohë agjëron, e po ashtu në atë kohë ha (nuk agjëron). Nuk ka kundërshtim në mes tyre, Sepse lejohet që veprimi në një kohë mund të jetë vaxhib, Mendub ose i lejuar. Dhe, kështu, në të njëjtën kohë, në të kundërtën e veprës së parë, por pa e prishur dispozitën e parë, sepse, siç thonë Usulijinët: Nuk ka përgjithësim të veprës. Nuk përfshin të gjitha (pjesët) kohërat e ardhshme, e kjo nuk tregon përsëritjen.

Mirëpo, nëse për veprën e parë është fjala e cila kërkon obligueshmërinë e përsëritjes, atëherë vepra mund të jetë e shfuqizuar, ose specifikues i fjalës. Kjo është sikurse e sqaroj fjalën, e jo vetë veprën. E, atëherë pra, në esencë nuk ka ardhur deri te kundërshtimi në mes të dy veprimeve.

 

 

E dyta: Kundërshtimi në mes të dy fjalimeve.

Kjo ka të bëjë kur në përgjithësi kundërshtohen dy tekste, kur të kundërshtohen dy fjalime të vetë të Dërguarit të Allahu s.a.v.s. Kjo, siç është sqaruar, është sipas asaj siç e sheh muxhtehidi, e jo siç është në realitet në esencë të çështjes, e kjo, shikuar në bazë të zbulimit të fshehtësisë së qëllimit të fjalës, ose për shkaqe tjera.

Te shumica absolute e dijetarëve (përpos Hanefijve) ekzistojnë katër etapa për të larguar dhe eliminuar kundërshtimin.

 

E para: Bashkimi dhe harmonizimi në mes të fjalimeve të kundërta mes vete, ashtu që secilit fjalim i japim atë kuptim, të cilën nuk e ka tjetra, si f.v: Bashkimi në mes të përgjithësimit dhe llojeve të saj, në mes të të papërcaktuarës dhe të përcaktuarës, ose dhënies së njërës fjalë kuptim metaforik, ose në mes të së përgjithshmes dhe të veçantës me përveçësim; sepse të vepruarit me dy argumente është më mirë se me mosveprimin e tyre në tërësi; sepse esenciale është: kur të arrihet deri te argumenti, më mirë është të veprohet me të se sa të mos veprohet.

E dyta:  Përparësia e njërës prej tyre, nëse nuk ka mundësi të bashkohen. Përparësia mund të jetë:

-ose në tekste,pra tëherë atëher kur i jepet përparësi tekstit më të fuqishëm ndaj atij më të dobët, si f.v.: i jepet përparësi tekstit më të sqaruar (Muhkem) ndaj atij të sqaruar (mufesir), fjalës treguese ndaj asaj analizuese,

-ose nëpërmjet zinxhirit. I jepet përparësi hadithit mutevatir ndaj atij jo mutevatir, hadithit meshhur ndaj hadithit të vetmuar; pastaj i jepet përparësi haditheve që janë më shumë të argumentuara, mandej i jepet përparësi trensmetuesit fekih, ose të drejtë, ose të përpiktë, ose tepër të ditur, ose besimit të drejtë e të ngjashme;

-ose nëpërmjet hadithit tregues, si urdhëruese, lejuese dhe mohuese. Te shumica absolute e dijetarëve i jepet përparësi urdhrit ndaj të lejuarës, mohueses ndaj vërtetueses, ose të kundërtës, varësisht prej mospajtimit të dijetarëve;

-ose nga aspekti i ndonjë fakti të jashtëm, si pajtueshmëria e një argumenti me një argument tjetër të Kur’anit, sunetit apo ixhmait.

Disa usulijinë, si Hanefijtë, i japin prioritet të preferuarës ndaj bashkimit të argumenteve.118

 

E treta:  -Shfuqizimi i një thënieje prej një thënieje tjetër. Nëse janë të barabartë për nga fuqia argumentuese, nga aspekti i përgjithshëm dhe nga dituria se njëra thënie është e mëvonshme, atëherë shfuqizohet thënia e mëhershme.

E katërta: Mosveprimi i të dy thënieve së bashku, kur nuk dihet se cila prej thënieve është e mëvonshme, ose është e pamundur bashkimi i të dy thënieve, ose nuk mund t’i jepet njërës thënie prioritet ndaj tjetrës, atëherë nuk veprohet me asnjërën prej tyre, për shkak të kundërshtimit të ndërsjelltë.

Sqarimi i gjithë kësaj do të bëhet kur do të flasim për temën: Kundërshtimi në mes të argumenteve dhe prioriteti i njërës ndaj tjetrës.

 

 

E treta: Kundërshtimi i fjalës me veprën.

Ky është qëllimi kryesor dhe thelbësor këtu. Shembull: Ndalesa e Pejgamberit s.a.v.s. për t’u kthyer në drejtim të kibles, ose të kthyerit e shpinës gjatë kryerjes së nevojës, urinimit, ose të ulurit për të kryer nevojë në shtëpi, ku shtëpia është në drejtim të shtëpisë së shenjtë.

Nëse ndodh konfrontimi në mes thënies dhe veprës së Pejgamberit s.a.v.s., atëherë i kemi tri raste:119

Ose mund të jetë fjala para veprës,

Ose vepra para fjalës,

Ose nuk dihet a vepra, a fjala është përpara.

  1. –Nëse fjala është para veprimit, si f.v: nëse Pejgamberi s.a.v.s. e vepron një vepër dhe paraqitet një argument, i cili na obligon neve ta pasojmë, atëherë vepra është shfuqizues i fjalës së mëhershme, e cila është në kundërshtim me të, pa marrë parasysh se ajo fjalë a është e përgjithshme, e veçantë për të, ose e veçantë për ne. Shembulli i të parës: i cili është i përgjithshëm, është kur thotë: Agjërimi i kësaj dite është vaxhib për ne, pastaj Pejgamberi s.a.v.s. e agjëron atë ditë. Ndërsa, sa i përket kundërshtimit të fjalës dhe veprës, të cilat janë posaçërisht specifika vetëm për Pejgamberin s.a.v.s., nuk reflekton asgjë te umeti i tij.

Nëse nuk tregon asnjë argument se është vaxhib për ne ta pasojmë në atë vepër, si f.v. veprimet personale të tij për veten e tij, atëherë vepra nuk është shfuqizim i fjalës, por posaçërisht për të, nëse fjala, e cila është e mëhershme, por është e përgjithshme, e nuk ka vepruar sipas asaj fjale.

  1. Nëse fjala është më e vonshme se veprimi, fjalë e cila tregon se është vaxhib për ne që ta pasojmëShembull: Pejgamberi s.a.v.s. fjalët në drejtim të mesxhidi aksasë. E, pastaj thotë: Namazi në drejtim të mesxhidi aksasë nuk lejohet. Këtu janë tri raste, nëse dëshmohet me argument për obligueshmërinë që Pejgamberi s.a.v.s. dhe umeti i tij ta përsërisin. Nëse nuk tregohet me argument për përsëritjen e atij veprimi, atëherë nuk ka konfrontim në mes të veprës dhe fjalës.
  1.   Nëse fjala e mëvonshme është e përgjithshme, pra e përfshin Pejgamberin s.a.v.s. dhe umetin e tij, atëherë ajo fjalë shfuqizon veprimin e mëhershëm, si p.sh.: e agjëron ditën e Ashurës dhe paraqitet një argument për obligueshmërinë e përsëritjes dhe ngarkesë për neve për ta agjëruar. Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. thotë: Nuk është vaxhib për ne që ta agjërojmë këtë ditë. Kjo fjalë shfuqizon veprën e mëhershme.
  1.   Nëse fjala e mëhershme është posaçërisht për Pejgamberin s.a.v.s., nëse thotë sikurse në rastin (shembullin) e mëhershëm: Nuk e kam vaxhib që unë të agjëroj, atëherë shfuqizimi i këtij ligji është posaçërisht për Pejgamberi s.a.v.s. Ndërsa, për umetin nuk është në kundërshtim fjala me veprën, sepse fjala nuk i drejtohet umetit, por vazhdon ngarkesa për ta.
  1.   Nëse fjala e mëvonshme është posaçërisht për umetin, nëse thotë sikurse në rastin (shembullin) e mëparshëm: Nuk e keni vaxhib që ju të agjëroni, nuk ka kundërshtim në mes të fjalës dhe veprës, sa i përket Muhamedit s.a.v.s. sepse vazhdon ngarkesa për të, ndërsa sa i përket umetit, fjala tregon se nuk janë të ngarkuar me atë veprim. Vetëm se, nëse fjala është para veprimit të një vepre sonë, atëherë është posaçërisht për veprën e mëhershme, pra sqarim se nuk është vaxhib, dhe nëse fjala vjen pas kryerjes së veprimit, është shfuqizim i veprës së mëvonshme. Sqarim i mëtutjeshëm do të bëhet kur do të flasim për shfuqizimin.
  1. Nëse fjala është e mëvonshme, por veprimi nuk dihet, a i mëvonshëm, a më i hershëm, këtu paraqitet kontrasti i të dyjave të fuqishmeve. Nëse ka mundësi, bëhet bashkimi në mes të fjalës dhe veprës, duke specifikuar njërën nga tjetra. Siç sqaruam më parë, nëse nuk ka mundësi të bëhet bashkimi, atëherë dijetarët kanë dhënë tri mendime.

 Mendimi i parë: Është mendimi i Razijut, shumicës absolute të dijetarëve dhe të cilin e preferoj unë: i jepet prioritet fjalës, sepse tregon qëllimin pa ndërmjetësues, ndërsa vepra nuk është mjet i vendosur për të treguar. Por, edhe nëse tregon, vepra tregohet me ndërmjetësim “fjalë”Shembull: “Faluni siç më shihni duke u falur”.Pastaj, treguesi i veprës, pra të falurit e Pejgamberi s.a.v.s., është arritur (realizuar) nëpërmjet ndërmjetësuesit të kësaj fjale.

Mendimi i dytë: I jepet përparësi veprës, sepse vepra është më treguese dhe më sqaruese e argumentimit, sepse teoritë (idetë) teknologjike dhe fjalët e inxhinierëve kanë nevojë për sqarimin e veprës në letër, duke përshkruar me skicim.

Është kundërpërgjigjur ky mendim me atë se vepra e inxhinierit është rrugë sqaruese, mirëpo shumica e dispozitave mbështetjen e kanë fjalën, e jo veprën, duke pasur parasysh fuqinë treguese që kanë dhe që atyre fjalëve nuk i jepet alternativë tjetër e argumentimit.

 Mendimi i tretë: -Duhet ndalur dhe duhet analizuar se a janë të barabarta në fuqi treguese fjala dhe vepra për të qenë obligim për të vepruar me njërën prej atyre dyjave.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s