Hadithi “daif”

Abduhu Abas el-Velidi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: “Kryesore në terminologjinë e hadithit”

Hadithi “daif”

 

Përkufizo hadithin “DAIF” në etimologji dhe terminologji!

 

Përgjigjja:

DAIF në etimologji do të thotë i dobët, i cili është e kundërta e të fuqishmit.

Në terminologji hadithi DAIF është hadithi, i cili nuk i ka plotësuar kushtet e hadithit HASEN, pra i mungon një kusht prej kushteve të tij.

Shëno një shembull të hadithit DAIF.

Përgjigjja:

Shembull hadithin, të cilin e transmeton Tirmidhiu të Hakim el Ethremit: “Transmetohet nga Ebi Temimeti el Hexhemiju e ai nga Ebi Hurejrete se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush kontakton seksualisht me bashkëshorten derisa ajo është në kohën e menstruacionit ose në anus, ai ka mohuar atë çka i ka zbritur Muhamedit”. Pasi që e ka regjistruar Tirmidhiu ka thënë: “Këtë hadith nuk dimë se a ka ardhur në ndonjë rrugë tjetër, përpos nëpërmjet Hakim el Ethremit e ai nga Temimeti el Hexhemiju e ai nga Ebu Hurejrete. Pastaj ka sqaruar Tirmidhiu: Këtë hadith e ka konsideruar të dobët Muhamedi në hallkën zinxhirore, sepse në mesin e transmetuesve është Hakim el Ethrem!. Hakim el Ethremin e ka konsideruar të dobët edhe Ibn Haxher el Askalani në librin “TEKRIBË”.

***

Si duhet veprohet (çfarë dispozite) me hadithin daifë?

Përgjigjja: Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme sa i përket veprimit me hadithin DAIFË. Pjesa dërmuese e dijetarëve mendojnë se mustehab (e pëlqyer) është për të vepruar me hadithin DAIFË në çështjet që kanë të bëjnë me edukatën dhe vlerat. Mirëpo kjo është e kushtëzuar me tri kushte, të cilat i ka përmendur Ibn Haxher el Eskalani:

  1. Që mos të jetë tepër i dobët.
  2. Që hadithi të jetë nën shkallën e haditheve tjera.
  3. Që mos të mendohet se është i domosdoshëm veprimi me të, por të jetë vetëm rezervë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s