Hadithi “merfuë”, “mevkuf”, “mektuë” dhe “muttasil”

Abduhu Abas el-Velidi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: “Kryesore në terminologjinë e hadithit”

 

 

Hadithi “merfuë”, “mevkuf”, “mektuë” dhe “muttasil”

 

Përkufizo hadithin “MERFUË” në aspektin etimologjik dhe terminologjik!

Përgjigjja:

Merfuë” në etimologji do të thotë ngritje lartë, e cila është e kundërta e zbritjes poshtë. Është kështu për arsye se hadithi është ngritur lart në pozitë të lartë, saktësisht te pejgamberi s.a.v.s..

Në terminologji do të thotë, gjithçka buron drejtpërdrejti prej së larti, prej pejgamberit s.a.v.s., qoftë prej fjalëve, veprave, heshtjeve (pohimeve ose mohimeve) dhe cilësive të tij.

***

 

Duke u nisur nga përkufizimi, cilat janë llojet e hadithit merfuë?

Përgjigjja:

Nga përkufizimi kuptojmë se llojet e hadithit merfuë janë katër:

  • Hadithi MERFUË Fjalor, shembull: Kur Sehabja thotë “Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s., kështu…”
  • Hadithi MERFUË Vepror, shembull: Kur Sehabja thotë “Ka vepruar i dërguari i Allahut kështu…”
  • Hadithi MERFUË i Heshtjes, shembull: Kur Sehabja thotë “Është vepruar në prani të Pejgamberit s.a.v.s. kështu…” dhe nuk e ka mohuar atë veprim.
  • Hadithi MERFUË i cilësisë, shembull: Kur Sehabja thotë “I dërguari s.a.v.s. e ka pasur moralin, sjelljen dhe edukatën më të mirën”.

***

 

Përkufizo hadithin “MEVKUFË” në aspektin etimologjik dhe terminologjik!

Përgjigjja:

Në etimologji Mevkuf do të thotë me u ndalë, kjo për arsye se transmetuesi e ka ndalë transmetimin te sehabja dhe nuk e ka vazhduar me tutje zinxhirin.

Në terminologji Mevkuf është gjithçka që buron prej sehabës, pa marrë parasysh a është fjalë, veprim apo heshtje (mohim ose pohim) i një veprimi.

 

***

Përmendi shembujt prej haditheve “MEVKUFË” të fjalës, veprimit apo të heshtjes.

Përgjigjja:

  1. Shembull “MEVKUFË i fjalës”, thënia e Aishes: “Nuk dënohej me prerje të dorës për sende me vlerë të paktë”.
  2. Shembull “MEVKUFË i veprimit”, thënia e Buhariut: “Ibni Abasi ka udhëhequr namazin (imam) edhe pse ishte me Tejemum (jo me abdest).”
  3. Shembull “MEVKUFË i heshtjes”, thënia e disa tabiinëve: “Kam vepruar kështu në prani të Sehabijut dhe nuk e ka mohuar veprimin tim”.

***

Përkufizo hadithin “MEKTUË” në aspektin etimologjik dhe terminologjik!

Përgjigjja:

Në etimologji “Mektuë” do të thotë ndërprerje, e cila është e kundërta e ngjitjes.

Në terminologji “Mektuë” është gjithçka që buron prej tabiinëve, prej fjalëve, apo veprave.

 

***

Trego shembuj prej haditheve “MEKTUË të fjalës” dhe “MEKTUË të veprimit“.

Përgjigjja:

Shembull i Mektuë i fjalës thënia e Hasan el Basriut në lidhje me faljen e namazit pas Imamit bidatgji (risibërës): “Jam falur ndërsa Imami pas të cilit jam falur, ka bërë bidaat”. (BUHARIU)

Shembull i “MEKTUË i veprimit” thënia e Ibrahim bin el-Munteshir: “Është vendosur një perde në mes të vjedhësit dhe familjes së tij. Dhe është pranuar namazi i të tjerëve kur ai është bërë imam”.

***

 

Përkufizo hadithin “MUTASIL” المتصل në aspektin etimologjik dhe terminologjik?

Përgjigjja:

MUTASIL” në etimologji do të thotë i ngjitur, e cila është e kundërta e të këputurës.

“MUTASIL” në terminologji do të thotë çdo hadith, i cili e ka të ngjitur zinxhirin e transmetuesve deri te i dërguari s.a.v.s. (MERFUË), apo deri te sehabiju (MEVKUF).

 

***

Përmend nga një shembull të hadithit “MUTASIL MERFUË” dhe “MUTASIL MEVKUF”!

Përgjigjja:

Shembull i hadithit “MUTASIL MERFUË”: Transmeton Maliku e ai nga Ibni Shihabi e ai nga Salim bin Abdullahu e ai nga baba i tij e ai nga i dërguari i Allahut s.a.v.s. se ka thënë: “Kështu…”

Shembull i hadithit “MUTASIL MEVKUFË”: Transmeton Maliku e ai nga Nafiu e ai nga Ibn Umeri i cili ka thënë: “Kështu…”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s