Hadithi “nasih” dhe hadithi “mensuh”

Abduhu Abas el-Velidi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: “Kryesore në terminologjinë e hadithit”

Hadithi “nasih” dhe hadithi “mensuh”

Përkufizo hadithin “NASIH” dhe “MENSUH” në etimologji dhe terminologji!

 

Përgjigjja:

NES’H në etimologji do të thotë “heqje dhe bartje”, ashtu siç një ligj e heq një ligj tjetër ose e vendosë në një vend tjetër.

Në terminologji do të thotë kur Dispozitori e shfuqizon një vendim të mëhershëm dhe vendosë vendim të ri.

 

***

 

Si njihet hadithi nasih (shfuqizues) prej mensuhit (të shfuqizuarit).

 

Përgjigjja:

  1. Me thënien e qartë të të dërguarit të Allahut s.a.v.s. sikurse në hadithin e vizitës së varrezave, të cilin e transmeton Muslimi “Më herët ju kam pas ndaluar vizitën e varrezave, por tani vizitoni se aty keni këshillë dhe përkujtim të botës tjetër”.
  1. Sqarimi i Sehabiut, sikurse është rasti i Xhabirit r.a., i cili e ka sqaruar hadithin: “Prej çështjeve të fundit të të dërguarit s.a.v.s. ka qenë se abdesti nuk prishet prej ushqimit të mishit të pjekur me zjarr”. (E kanë regjistruar AS-HABU SUNEN)
  1. Njohja e datës së hadithit, sikurse është rasti me hadithin e Shidad bin Evsit: “Është prishur agjërimi i atij, i cili jep gjak, dhe i cili merr gjak”.Ky hadith është shfuqizuar me hadithin e Ibni Abasit, i cili ka thënë: “I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka dhënë gjak deri sa ka qenë në haxh me ihram dhe ka qenë agjërueshëm”. (Transmeton MUSLIMI)

Sipas disa rrugëve transmetimi i hadithit të Shidadit ka qenë ditën e çlirimit të Mekës, ndërsa Ibni Abasi e ka shoqëruar Muhamedin a.s. në Haxhin Lamtumirës, i cili haxh ka qenë pas çlirimit të Mekës.

  1. Me sqarimin e Ixhmait, sikurse është rasti me hadithin: “Kush pi alkool rriheni me shkop, ndërsa nëse e pi përsëri, në të katërtën herë ekzekutojeni”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s