Ndalimi i namazit në momentin e dehjes dhe lehtësimi me tejemum

Në islam, namazet farze janë miëraxh i shpirtrave të besimtarëve tek Allahu i Madhërishëm.

Namazet farze janë mihrabi i devotshmërisë, drita e shpirtit, qetësimi i zemrës dhe i syve. Për këtë arsye, duhet të zbatohet me përulmëri, me qetësi dhe qetësim të pjesëve të trupit, me mendje të qetë, me përkujdesje të fjalëve dhe veprimeve të namazit të cilat përsëriten në namaz me trup të pastër.

Namazi i të dehurit dhe i të papastrit është i pavlefshëm dhe nuk pranohet.

Kur’ani fisnik ka paraparë masa lehtësuese për falësin e namazit përderisa mendja është e kthjellët dhe e qetë.

Kur’ani fisnik ka paraparë lehtësime në raste të pamundësisë, sëmundjes, në mungesë të ujit dhe në rast të udhëtimit.

Ligji (sheriatik) e parasheh edhe nëpërmjet metodës së ashtuquajtur tejemum, e cila përbëhet prej lëmimit të fytyrës dhe duarve deri në bërryla me dhe të pastër ose me pluhur të murit ose me pluhur të rrobave.

Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajeti 43:

O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flitni, e as duke qenë xhunubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me duart (tejemmum). Allahu shlyen e falë mëkatet. (43)

Shkaku i zbritjes

Shkaku i zbritjes së këtij ajeti “Mos u falni deri sa të jeni të dehur.” është siç tregon Aliu r.a.: Abdurrahman bin Aufi ka përgatitur ushqim dhe pije. Pastaj na ka ftuar dhe na ka shërbyer alkool atëherë kur alkooli ishte i lejuar dhe ende nuk ishte ndaluar. Kemi ngrënë dhe kemi pirë dhe disa janë dehur. Kur është afruar koha e namazit dhe më ofruan për të falur namazin dhe është lexuar: O ju pabesimtar nuk adhuroj çka adhuroni dhe ne adhurojmë çka adhuroni.

Në vend se të lexohej “O ju pabesimtarë nuk adhuroj çka adhuroni dhe ju nuk adhuroni çka adhurojmë.” (El-Kafirunë: 1-3)

Ibn Xherir et-Taberiu e përmend se atëherë imam ishte Abdurr-Rrahman bin Aufi dhe ishte koha e namazit të akshamit dhe ka qenë para ndalimit të alkoolit.

Ky është argument i qartë se alkooli e dehë (mbulon) mendjen dhe ndikon në përzierjen dhe ngatërrimin e fjalëve dhe çrregullimin e besimit dhe të adhurimit. Kështu që namazi është i pavlefshëm në rast të pirjes së alkoolit, ashtu sikurse është i pavlefshëm nëse namazi falet derisa falësi është i papastër. Të papastrit i ndalohet edhe hyrja në xhami, përpos nëse kalon me shpejtësi pa qëndruar në të gjitha pjesët e xhamisë. Pejgamberi a.s. nuk ka lejuar ndërtimin e shtëpive në xhami.

Në hadithin sahihë të cilin e transmeton Ebu Davudi nga Aishja r.a. pejgamberi a.s. ka thënë: Largoni këto shtëpi nga xhamia sepse xhamia nuk lejohet për të papastrin dhe për gruan me menstruacion. Në ajet përmendet: “Mos u afroni në namaz në gjendje të papastër, përpos nëse kaloni nëpër të.” pra vetëm si kalimtar (jo falës).

Shkaku i zbritjes së ajetit

Siç tregon Aliu r.a.: Ky ajet “…dhe as xhunub…” ka zbritur për udhëtarin i cili bëhet i papastër, ai në rend të parë merr tejemum, pastaj falet.

Ajeti i tejemumit ka zbritur në betejën Mersije. Fillimi i ajetit ka qenë në ngjarjen e alkoolit dhe e kishin të pamundur udhëtimin.

Ligjësimi i tejemumit

Tejemumi është masë lehtësuese për njerëzimin, nga shkaku se namazi përsëritet pesë herë në ditë dhe nuk lejohet të mos falet, por ndonjëherë muslimani, kur është koha e namazit dhe dëshiron të falet e ka të pamundur të përdorë ujin për abdes për shkak të sëmundjes ose ndonjë arsyeje tjetër, kështu që Ligjësuesi i Urtë ka paraparë masën lehtësuese si alternativë, pra tejemumin me dhe si simbolikë, ashtu që asnjë njeri të mos mbetet pa e falë namazin.

Qëllimi nuk është bartja e dheut në fytyrë dhe duar, por qëllimi është që të ia mësyjë dheut të pastër,e jo dheut të papastër, i cili është me pluhur saqë nuk lejohet të jetë edhe guri i fortë  i papastërtë ose  as rroba e cila është me pluhur.

Mënyra e tejemumit:

Nijeti është farz dhe dy lëmime, siç e kemi cekur më lartë:

Lëmimi i parë: Lëmimi i fytyrës;

Lëmimi i dytë: Lëmimi i duarve.

Ai i cili dëshiron të falet, nëse është i sëmurë me sëmundje e cila ia pamundëson përdorimin e ujit ose ia lëndon plagën ose ia vonon shërimin ose është udhëtar në shkretëtirë ose në rrugë tjera publike dhe e ka të vështirë përdorimin e ujit, për shkak të mungesës së ujit ose vështirësisë së udhëtimit, pa marrë parasysh se i sëmuri apo udhëtari është në gjendje të papastërtisë së vogël ose papastërtisë së madhe dhe tejemumi e zëvendëson edhe gusulin edhe abdesin për tri arsye:

– Udhëtimin;

– Sëmundjen;

– Mungesën e ujit.

Kjo dukuri është dukuri e tolerancës dhe lehtësimi për faljen e namazit dhe është argument se islami e largon vështirësinë nga njerëzit, për këtë arsye Allahu i Madhërishëm e ka përfunduar ajetin me: “Padyshim se Allahu është Falës lehtësues dhe Falës.”

Falë, ashtu që ka lehtësuar namazin për atë i cili nuk mund të merr gusël apo abdes:

– Allahu pranon arsyetimin, pra lehtëson në raste të arsyetimit;

– Allahu i falë mëkatet, i fshin mëkatet dhe e anulon ndëshkimin. Nuk i ndëshkon të sinqertit të cilët pendohen.

Ai i cili është Pendimpranues dhe Falës, Ai bën lehtësime dhe nuk merr masa shtrënguese, ngase Allahu është i butë dhe i mëshirshëm për robërit e Tij.

–

“Tefsiri i Kur’anit fisnik (niveli mesatar)”

Vëllim i 2

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

–

http://www.musliverbani.com

Lini një Përgjigje