Motivimi për zbatim të ligjeve dhe kërcënim për mosdëgjueshmëri

Edukata fetare e Kur’anit bazohet në motivimin për zbatimin e urdhrave dhe tërheqjen e vërejtjes për të mos kundërshtuar urdhrat e Allahut dhe veprimit të ndalesave. E gjithë kjo për të mirën e njeriut dhe orientimin e tij në drejtim të qëllimeve sublime, të interesit të tyre të përgjithmonshëm në këtë botë dhe në botën tjetër.

Për këtë arsye, i ka paralajmëruar robërit e Tij se nuk bën padrejtësi as sa grimca e atomit, ndërsa shpërblen shumëfish, i shton të mirat dhe dhuron shpërblim të madh edhe për vepër të vogël. Allahu i qorton ata të cilët i neglizhojnë dhe i kundërshtojnë urdhrat e Allahut. I përmend për qëndrimin interesant të tyre në ditën e gjykimit dhe se si kur të pendohen do të dëshironin që të mos ringjalleshin, por të qëndronin në varrezat e tyre të vdekur. Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajetet 40-42:

S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh. (40) Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)? (41) Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t’i fshehin Allahut asgjë. (42)

Allahu i Madhërishëm paralajmëron se kur të bëhen llogaritjet në ditën e gjykimit, asnjë krijese nuk i bëhet padrejtësi as sa grimca e atomit, as sa kokrra e urithit, ndërsa nëse ka vepra të mira shpërblen dhe shumëfishon, siç është edhe ajeti:

“Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës” (El-Enbija: 47)

Pasi që Allahu nuk i pakëson askujt për veprën e tij, qoftë edhe sa një grimcë atomi, veprën e mirë e shpërblen nga dhjetë fish deri në shtatëqind fish dhe shumëfish, po ashtu Allahu shpërblen me shpërblime të mëdha të cilat nuk janë të kundërvlerës së veprave. Allahu është vlerësues i dalluar, fisnik, bujar, dhuron të mira të shumta, shpërblim të madh, xhenetin dhe kënaqësi të Allahut. Ajeti përmban besimtarët dhe pabesimtarët.

Sa i përket besimtarëve, në botën tjetër shpërblehen duke filluar nga grimcat e më shumë.

Sa i përket pabesimtarëve, të cilët veprojnë të mira, shpërblimi u dhurohet me begati të kësaj bote dhe kur të arrijnë në botën tjetër nuk ka të mira për ta.

Pastaj Allahu Krijues tregon për qëndrimin e pabesimtarëve të cilët kanë kërkesë interesante. Dëshira e tyre do të jetë varri dhe balta dhe kjo kur të jenë duke dhënë llogari. Allahu ua prezanton dëshmitarët për popujt, e ata dëshmitarë janë pejgamberët, të cilët janë besuar dhe janë përgënjeshtruar. Pastaj prezanton pejgamberi Muhamed a.s. si dëshmitar për përgënjeshtruesit kurejshit dhe të tjerët. Është transmetuar se kur është lexuar ajeti: “Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)?” (En-Nisa, 41) pejgamberit a.s. i janë skuqur sytë dhe i kanë pikuar lotët. Kjo nga shkaku se dëshmia e umetit të Muhamedit a.s. për umetet tjera llogaritet nder dhe respekt dhe se dëshmia e pejgamberit a.s. për umetin e tij dhe për umetet tjera është dëshmi kategorike, nuk pranohet refuzimi dhe anulimi.

Në këtë situatë të vështirë dhe trishtues në ditën e tubimit, pabesimtarët të cilët e kanë kundërshtuar pejgamberin do të dëshirojnë të mbulohen me dhe, dhe të varroseshin nën dhe ashtu siç mbulohet i vdekuri në varr, dhe ata nuk mund ta fshehin fjalimin apo bisedën për Allahun, nga shkaku se organet e tyre dëshmojnë kundër tyre, duart dhe këmbët e tyre do të flasin dhe do të dëshmojnë për idhujtarinë e tyre. Për shkak të situatës së vështirë do të dëshirojnë të varrosen nën dhe, dëshmia e tyre është se Allahu do ta bëjë të mundur që të flasin pjesët (organet) e tyre, siç tregon Allahu në librin e Tij famëlartë:

“E ditën kur armiqtë e Allahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar. E derisa i afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar. Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “Allahu që çdo sendi i ka dhënë të folur na dha edhe neve, e Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni”. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të parit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se Allahu nuk di shumë gjëra që ju bënit. Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit.” (Fussilet: 19-23)

Këto vërejtje të ashpra për shpirtrat e tyre janë e kundërta e paralajmërimeve përgëzuese të cilat Allahu i ka përgatitur për besimtarët e dëgjueshëm.

–

Dr. Vehbetu Zuhejli

“Tefsiri i Kur’anit fisnik (niveli mesatar)”

Vëllim i 2

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

–

http://www.musliverbani.com

Lini një Përgjigje