Organizimi i jetës familjare

Në organizimin e jetës bashkëshortore dhe të familjes, sistemi islam është sistem i drejtë, përshtatet me urtësinë logjike dhe gjendjen e anëtarëve.

 Çështjen e planifikimit të shtëpisë dhe çështjet e përgjithshme i ka lënë në kompetencën e burrit dhe atij i ka dhënë përgjegjësi më të mëdha se gruas, që do të thotë, ta sigurojë gruan, të përkujdeset për të me përkujdesje të plotë, pa u treguar kryelartë, pa e nënçmuar dhe duke mos lejuar t’i bëjnë padrejtësi, ashtu siç e ka obliguar mashkullin paralelisht me përgjegjësinë e luftës dhe të mbrojtjes së atdheut, ashtu që shpenzimi për gratë është përgjysmë me shpenzimin për burrin. Kur burri është në nivelin e përgjegjësisë, atëherë i takojnë edhe përgjegjësi tjera sepse ai është më i fuqishëm për t’i përballuar ato përgjegjësi, ato vështirësi dhe çështjen e grumbullimit në jetën praktike, për të ju rezistuar rreziqeve, e ndonjëherë në situata kur nuk ka shoqërues por është i vetëm. Për këtë arsye, Allahu i Madhërishëm ka thënë:

Ajetet 34 dhe 35:

Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni drojë kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi. (34) Nëse i frikësohen përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, Allahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). Allahu është i dijshëm, është njohës i mirë. (35)

Hasan el-Basriu ka thënë: Një grua shkon te pejgamberi a.s. dhe ankohet për atë se burri i saj i ka rënë shuplakë. Pejgamberi a.s. i thotë: Duhet të hakmerresh (t’i biesh shuplakë). Atëherë Allahu e zbret ajetin: “Burrat janë mbi organizimin e grave.”. Atëherë gruaja heq dorë nga hakmarrja, që do të thotë se burri nuk ndëshkohet për shuplakën që i jep gruas. Ibn Abasi ka thënë: “Burrat janë udhëheqës të grave.” që do të thotë se ajeti ka zbritur për lejimin e edukimit të grave nga burrat e tyre.

Burri është më i qëndrueshëm se femra. Ai është kryetari, udhëheqësi, i madhi, gjyqtari dhe edukuesi nëse ajo shtrembërohet. Ai është përgjegjës për ruajtjen dhe sigurimin e saj. Ai e ka për obligim luftën dhe jo ajo të merr dy pjesë të trashëgimisë, ndërsa ai një pjesë sepse ai është përgjegjës për furnizimin e saj.

Shkaku i kësaj ndryshueshmërie qëndron në dy çështje:

Çështja e parë: Është më i fuqishëm fizikisht. Burri është më i fuqishëm, më me eksperiencë dhe më i ditur për çështjet e jetës, me ndjenja mesatare.

Çështja e dytë: Ai furnizon shtëpinë, bashkëshorten dhe të afërmen, e ka për obligim mehrin si simbol nderi për gruan dhe kompensim moral për të dhe shpërblim pse i bashkëngjitet kurorës bashkëshortore. Përpos këtyre specifikave të cilat i përmendëm, gruaja dhe burri janë të barabartë në të drejta dhe në obligime. Allahu i Madhërishëm thotë:

“E në qoftë se ata kanë vendosur për shkurorëzim, Allahu dëgjon (fjalët e tyre) i di (qëllimet e tyre).” (El-Bekare, 227)

Që nënkupton se, bashkëshortët janë të barabartë në çështjet normale të cilat i parasheh ligji, duke mos i tejkaluar kufijtë ligjor. Burrat kanë nivel më të lartë të statusit. Kjo për funksionuar më lehtë çështja e shoqërisë së vogël (familjes) e cila është bërthama (qeliza) e parë e shoqërisë, e ajo është familja. Paaftësia e gruas për të furnizuar (familjen) bën që t’i zbritet ky pozicion apo kjo përgjegjësi nga burri.

Gratë kanë dy mënyra të jetesës:

– Të mirat, të cilat janë të përkushtuara dhe

– Të cilat i respektojnë burrat e tyre, i ruajnë sekretet e shtëpisë dhe nuk vetmohen me të huaj.

Për këto qëndrime ato meritojnë shpërblim të madh.

Transmeton Bejhekiu dhe të tjerët nga Ebi Hurejre r.a. se pejgamberi a.s. ka thënë: Gruaja më e mirë është ajo të cilën nëse e shikon të gëzon, nëse e urdhëron të dëgjon, nëse mungon në familje, e ruan pasurinë tënde dhe nderin e saj.” Me këto gra të mira jetohet si është më së miri.

Sa i përket grave të cilat nuk i dëgjojnë burrat dhe janë të këqija: janë ato të cilat nuk i respektojnë kufijtë e bashkëshortësisë, nuk i respektojnë të drejtat dhe obligimet bashkëshortore. Në ato raste burrat i trasojnë katër rrugë, e ato janë:

1. Këshillimi dhe rekomandimi, si f.v., kur burri i thotë gruas: Frikësoju Allahut sepse unë kam të drejta mbi ju.

2. Largimi nga shtrati i fjetjes, por jo nga shtëpia. Kjo do të thotë: mosfjetja në të njëjtin shtrat me bashkëshorten. Nuk lejohet të mosfolurit me të më shumë se tri ditë.

3. Rrahja jo lënduese: që do të thotë të mos i shkaktohet plagë si f.v. të mëshuarit e lehtë deri në tri herë, ose me misvak, ose me thupër të vogël. Nuk lejohet shuplaka në fytyrë dhe me shkop e të ngjashme të cilat shkaktojnë lëndime. Kjo nga shkaku se qëllimi është të arrihet përmirësimi dhe jo diçka tjetër. Të mëshuarit është  çështje simbolike.

4. Ndërmjetësimi: Nëse acarohen raportet dhe mosmarrëveshjet, atëherë dërgohen dy gjyqtarë (ndërmjetës). Njëri ndërmjetës nga ana e burrit dhe ndërmjetësi tjetër nga ana e gruas, për t’u angazhuar në përmirësimin e raporteve pasi që të kuptohet esenca e problemit në mes të bashkëshortëve dhe pasi të zbulohet shkaku i mosmarrëveshjes. Pasi që të jetë nijeti i pastër për Allah, Allahu realizon suksesin e ndërmjetësuesve për të rindërtuar paqen dhe udhëzimin për të mirë, për mirëkuptimin mes tyre dhe për të forcuar lidhjet bashkëshortore, mëshirën, bashkimin dhe dashurinë mes tyre.

Prej shkaqeve më të rëndësishme të pajtueshmërisë, mosteprimi dhe qetësimin e nervave, përulshmërinë dhe devotshmërinë ndaj Allahut, respekti dhe mëshira e ndërsjellë, vlerësimin e gruas, drejtësinë në aspektin mëshirues dhe frikën ndaj Allahut në rastet e zënkave.

Allahu është i Ditur dhe i informuar për faktorët e mosmarrëveshjeve. E shpërblen secilin njeri në bazë të veprave të tij.

Dr. Vehbetu Zuhejli

“Tefsiri i Kur’anit fisnik (niveli mesatar)”

Vëllim i 2

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një koment