JASINË: HUTBEJA E DYTË

Komentimi i sures Jasinë në formë hutbeje

Ajetet 6-12:

Transliterim:

(6) LITUNDHIRE KAVMEN MAA UNDHIRE AABAAAAUHUM FEHUM GAAFILUUN.

(7) LEKAD HAKKAL KAVLU ‘ALAA EKTHERIHIM FEHUM LAA JUËMINUUN. 

(8) INNAA XHE’ALNAA FII EANAAKIHIM EGLAALEN FEHIJE ILEL EDHKAANI FEHUM MUKMEHUUN.

(9) VE XHE’ALNAA MIN BEJNI EJDIIHIM SEDDEN VE MIN HALFIHIM SEDDEN FE EGSHEJNAAHUM FEHUM LAA JUBSIRUUN.

(10) VE SEVAAAAUN ‘ALEJHIM E ENDHERTEHUM EM LEM TUNDHIRHUM LAA JUËMINUUN.

(11) INNEMAA TUNDHIRU MENITTEBE’ADH-DHIKRE VE HASHIJERR-RRAHMAANE BIL GAJBI FEBESHSHIRHU BIMEGFIRETIN VE EXHRIN KERIIM.

(12) INNAA NEHNU NUHJIL MEVTAA VE NEKTUBU MAA KADDEMUU VE AATHAAREHUM VE KUL-LE SHEJ-IN EHSAJNAAHU FII IMAAMIN MUBIIN.

Përkthimi:

6. për t’ia tërhequr vërejtjen popullit, të cilit baballarëve të tyre nuk u është tërhequr vërejtja, e që është shkak se ata janë në humbje (nuk dinë).

7. Është realizuar thënia (premtimi) ndaj shumicës së tyre, për këtë arsye ata nuk besojnë.

8. Ne u kemi vendosur pranga në qafët e tyre, e ata (pranga) i shtrëngojnë deri në nofullat e tyre, andaj ata (nuk shohin) i kanë  kokat lartë.

9. Ne kemi vendosur pengesë para tyre, dhe pengesë pas tyre, dhe ua kemi mbuluar sytë, për këtë arsye ata nuk shohin.

10. E njëjtë është për ta, ua tërhoqe vërejtjen, apo nuk ua tërhoqe vërejtjen, (prapë se prapë) ata nuk besojnë.

11. Vërtet, ti ia tërheq vërejtjen atij që e pason këshillën (Kur’anin) dhe i frikohet Mëshiruesit, pa e parë (e beson të fshehtën dhe të padukshmen) andaj, përgëzoje atë, se për mëkate falet, dhe (përgëzoje) për shpërblim të madh.

12. Vërtetë, Ne i ngjallim të vdekurit, po ashtu i shkruajmë atë që kanë vepruar, dhe çdo gjurmë (shenjë, lëvizje) të tyre, dhe çdo gjë është llogaritur në Librin e qartë (dhe të sigurt).

Një ditë prej ditëve idhujtarët mekas janë ngritur që ta ndëshkojnë Muhamedin a.s.

Kur, papritmas e shohin se:

– Duart e tyre lidheshin për qafat e tyre.

– Pastaj edhe u mbylleshin sytë e tyre dhe nuk shihnin.

– Pastaj kanë shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i kanë thënë: “O Muhamed, lute Zotin që të ketë mëshirë për ta”.

Pejgamberi është lutur dhe janë çliruar nga ajo e keqe.

Për këtë arsye kanë zbritur ajetet “Jasin, Pasha Kur’anin e urtë”, deri te fundi i ajetit: “nuk besojnë”. Nga ajo turmë njerëzish nuk ka besuar asnjëri prej tyre.

Vëllezër të nderuar!

Populli mekas ishte pasardhës i Ismailit, pas të cilit nuk kishte ardhur ndonjë pejgamber. Pastaj Zoti e kishte dërguar Muhamedin a.s. pejgamber.

Paralajmërimi mund t’i zgjojë mospërfillësit dhe të përgjumurit, të cilëve nuk u ka ardhur paralajmërues, as atyre e as të parëve të tyre.

6. për t’ia tërhequr vërejtjen popullit, baballarëve të të cilëve nuk u është tërhequr vërejtja, e që është shkak se ata janë në humbje (nuk dinë).

(6) LITUNDHIRE KAVMEN MAA UNDHIRE AABAAAAUHUM FEHUM GAAFILUUN.

Pastaj, Zoti i Madhërishëm thotë:

7. Është realizuar thënia (premtimi) ndaj shumicës së tyre, për këtë arsye ata nuk besojnë.

8. Ne u kemi vendosur pranga në qafat e tyre, e ata (prangat) i shtrëngojnë deri në nofullat e tyre, andaj ata (nuk shohin) i kanë kokat lart.

 (7) LEKAD HAKKAL KAVLU ‘ALAA EKTHERIHIM FEHUM LAA JUËMINUUN. 

(8) INNAA XHE’ALNAA FII EANAAKIHIM EGLAALEN FEHIJE ILEL EDHKAANI FEHUM MUKMEHUUN.

Pejgamberi a.s. lexonte Kur’an në sexhde, dhe lexonte me zë Kur’anin. Leximi i Kur’anit i mundonte kurejshitët.

Kur kanë zbritur këto ajete, shumica e banorëve të Mekës do të duhej të dënoheshin, por ja që çështja e tyre ka qenë e regjistruar në “Levhi Mahfudh” se ata nuk besojnë në Kur’anin dhe as në Pejgamberin a.s. Pra, Allahu e ka ditur se ata do të vdesin pabesimtarë.

Insistimi i idhujtarëve në pabesim i përgjason atij i cili është lidhur me pranga në qafë dhe as nuk mund të bëjë asgjë e as nuk mund të shohë asgjë.

Çështja është se: Allahu ka bërë që ata t’i kenë duart e tyre të lidhura në qafat e tyre me pranga, gjë që ato pranga i pengojnë të veprojnë diçka dhe kokat e tyre i kanë të ngritura lart, ndërsa shikimin e kanë poshtë, nënkupton se ata janë të lidhur me pranga në qafë dhe nuk mund të shikojnë të vërtetën, shikimet e tyre nuk mund të shohin asgjë.

Fjala: “Eglalen” ka kuptimin e hallkave të zinxhirit të cilat lidhen me pranga në qafë.

Fjala: “Mukmehun” ka kuptimin e atij i cili ka frerë në sy dhe është i lidhur.

Vëllezër të nderuar!

Ukreme ishte njëri prej idhujtarëve të Mekës.

Në një rast Ukreme ka thënë: Po ta shoh Muhamedin, do ta sulmoj.

Atij i thoshin: Ja ku e ke Muhamedin!

Ai pyeste: Ku është ai?, Ku është ai?.

Nuk shihte, atëherë ka zbritur ajeti:

“Ne kemi vënë edhe para tyre pengesë e edhe prapa tyre pengesë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.” (Jasin, 9)

 (9) VE XHE’ALNAA MIN BEJNI EJDIIHIM SEDDEN VE MIN HALFIHIM SEDDEN FE EGSHEJNAAHUM FEHUM LAA JUBSIRUUN.

Ka mendim se ajeti: Ne kemi vendosur pengesë para tyre, dhe pengesë pas tyre: është metaforë në kuptimin që Allahu i ka penguar që të mos shohin rreth vetes së tyre dhe në mes tyre me të. Kjo sepse kur e ka përmendur Allahu se “ata nuk do të besojnë”, kjo ka qenë në diturinë e Allahut të përhershme pa fillim. Kështu ata janë të penguar. Ata janë të padëgjueshëm sikurse ai i cili ka frerë në sy dhe është i lidhur. Pra i gjasojnë të humburve.

Ata me kryelartësinë e tyre për të mos i shikuar ajetet dhe argumentet e Allahut janë bërë sikurse të ishte vendosur para tyre ndonjë pengesë, e cila i mbulon para dhe mbrapa, kështu që nuk shohin asgjë, sepse pengesa i pengon, ata as nuk mund të përfitojnë nga e mira e as nuk mund të udhëzohen.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i Madhërishëm i ka thënë Muhamedit a.s.:

10. E njëjtë është për ta, ua tërhoqe vërejtjen, apo nuk ua tërhoqe vërejtjen, (prapëseprapë) ata nuk besojnë.

(10) VE SEVAAAAUN ‘ALEJHIM E ENDHERTEHUM EM LEM TUNDHIRHUM LAA JUËMINUUN.

O Pejgamber, rezultat i këtyre të lidhurve me fre është se:

– Si i qortove, si nuk i qortove, ata nuk besojnë.

– Si ua tërhoqe vërejtjen, si nuk ua tërhoqe vërejtjen, ata nuk besojnë.

– Si i këshillove, si nuk i këshillove, ata nuk besojnë.

Atyre nuk u bën dobi as këshilla, as qortimi.

Atyre nuk u bën dobi as qortimi, as vërejtja.

O besimtarë!

Ka njerëz:

– Si i këshillove, si nuk i këshillove, ata nuk besojnë.

Atyre nuk u bën dobi as këshilla, as qortimi.

Atyre nuk u bën dobi as qortimi, as vërejtja.

Kur’ani mbështetet në argumente e fakte. Kur’ani vetë është argument të cilit s’mund t’i kundërvihet asnjë njeri!

Vendimi i Zotit për ta ka marrë fund në bazë të njohjes së natyrës së zemrave të tyre, në të cilat nuk depërton besimi, nuk ndikon vërejtja në zemrën e atij që nuk e pranon besimin, ngase në mes saj dhe besimit ka pengesa.

Ata nuk interesohen për të mësuar të drejtën dhe ligjin e Allahut.

Vëllezër të nderuar!

Pastaj, Zoti i Madhërishëm i ka thënë Pejgamberit a.s.:

11. Vërtet, ti ia tërheq vërejtjen atij që e pason këshillën (Kur’anin) dhe i frikësohet Mëshiruesit, pa e parë (e beson të fshehtën dhe të padukshmen).

(11) INNEMAA TUNDHIRU MENITTEBE’ADH-DHIKRE VE HASHIJERR-RRAHMAANE BIL GAJBI

Këshilla e Pejgamberit a.s. është:

– Për pabesimtarët dhe

– Për besimtarët.

Pabesimtarët nuk i kanë pranuar dhe nuk i pranojnë këshillat e Pejgamberit a.s.

Besimtarët i kanë pranuar, i pranojnë dhe i zbatojnë këshillat e Pejgamberit a.s.

Këshilla ka kuptim të përgjithshëm, mirëpo është përcaktuar vetëm për atë që e përvetëson Kur’anin dhe frikësohet nga Mëshiruesi.

Tërheqja e vërejtjes nuk krijon zemra, por e zgjon zemrën e gjallë.

Tërheqja e vërejtjes është për zemrën e cila është përgatitur për të pranuar këshillën dhe për të marrë mësim.

Po ashtu vlen edhe për ty, o besimtar. Po ashtu vlen edhe për ju, besimtarë.

Këshillat tua i pranojnë besimtarët. Këshillat tuaja i pranojnë besimtarët.

Besimtarët janë ata të cilët i pranojnë këshillat tuaja, të cilat këshilla i mësoni nga fjala e Zotit dhe nga porositë e Muhamedit a.s.

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

11. andaj, përgëzoje atë se për mëkate falet, dhe (përgëzoje) për shpërblim të madh.

FEBESHSHIRHU BIMEGFIRETIN VE EXHRIN KERIIM.

Fjala “Exhrin kerim” ka kuptimin e shpërblimit të mirë, shpërblimit fisnik.

Këshilla ndikon pozitivisht tek ai i cili i frikësohet Allahut.

Njeriu i cili i frikësohet Zotit meriton t’i falen gabimet.

Njeriu i devotshëm meriton shpërblim: “Pra përgëzoje atë për falje dhe shpërblim të mirë.”

Kështu pra, o Muhamed, këshilla jote u bën dobi atyre që besojnë në Kur’anin Famëlartë, të cilët pasojnë dispozitat dhe ligjet e tij, dhe frikësohen nga dënimi i Allahut para se të dënohen dhe para se të takohen me Allahun.

Këta përgëzoji me falje të gabimeve dhe për shpërblime të mira për veprat e tyre, e ai shpërblim është Xheneti.

Besimtarë të nderuar!

Ngjallja e të vdekurve është një ndër çështjet të cilat kanë shkaktuar diskutime të shumta.

Një prej specifikave të suretul Jasin është se tregon për ringjalljen e të vdekurve nga varret.

12. Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit.

INNAA NEHNU NUHJIL MEVTAA

Allahu i Madhëruar i ngjall të vdekurit.

Në suretul Jasin çështja e Ringjalljes përmendet:

– Në fillim të Jasinit,

– Në mes të Jasinit dhe

– Në fund të Jasinit.

Në fillim të Jasinit thuhet: “Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit…”

Në mes të Jasinit tregohet nëpërmjet tregimit të banorëve të fshatit për atë që i ka ndodhur besimtarit. Po ashtu në mes të suretul Jasin thuhet kështu: “Dhe thoshin: ‘Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?’ (Allahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete. E nuk do të mund të lënë as porosi, as të kthehen te familjet e tyre”.

 Në fund të Jasinit kjo çështje theksohet në mënyrë dialogu: “Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: ‘Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?’ Thuaji: ‘I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim’.”

Çështja e ringjalljes, e cila ka të bëjë me besimin dhe parimet e tij, përsëritet në suret mekase.

Çështja e ringjalljes përmendet çdoherë nga një kënd i posaçëm dhe nga një ngjarje e posaçme, si dhe përmban udhëzime.

Besimtarë të nderuar!

Benu Selmete ishte një besimtar i devotshëm.

Ai falte namazin rregullisht në xhami.

Ai banonte në periferi të Medinës, pra vendbanimi i tij ishte larg xhamisë së Medinës. Për këtë arsye kanë dashur ta transferojnë afër xhamisë. Pastaj i është thënë: “O Benu Selmete, nga çdo udhëtim nga shtëpitë tuaja, regjistrohen edhe gjurmët tuaja”.

Kështu është zbritur ajeti ku Zoti i Madhërishëm thotë:

12. “i shkruajmë ato që kanë vepruar, dhe çdo gjurmë (shenjë, lëvizje) të tyre.

VE NEKTUBU MAA KADDEMUU VE AATHAAREHUM

Pas kësaj nuk e kanë transferuar afër xhamisë, por ka vazhduar të banojë në periferi të Medinës.

Në çdo udhëtim nga shtëpitë tuaja regjistrohen edhe gjurmët tuaja.

Ajeti në fjalë ka kuptim konkret dhe abstrakt:

– Në aspektin konkret ka për qëllim gjurmët e shkuarjes në xhami.

– Në aspektin abstrakt ka për qëllim çdo gjurmë të cilën e lë njeriu pas vetes së tij për çdo gjë, pra në mënyrë të përgjithshme.

Çdo vepër e tyre dhe çdo gjurmë e veprave regjistrohet e numërohet pa kaluar e harruar gjë.

Allahu i regjistron veprat e tyre, numëron dhe konfirmon çdo gjë.

Pastaj, në botën tjetër, në ditën e gjykimit fillon prezantimi në mënyrë rrëfyese që ndikon në zemër, ngase rrëfen për qëndrimet e përgënjeshtrimit dhe besimit, si dhe për shpërblimet e dënimet që prezantohen sikur të ishin në formë të dukshme.

Përfundim

Zoti i Madhërishëm thotë:

12. “dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (LevhiMahfudh)”.

VE KUL-LE SHEJ-IN EHSAJNAAHU FII IMAAMIN MUBIIN.

Çdo gjurmë e veprave regjistrohet e numërohet pa kaluar e harruar gjë.

Çdo vepër regjistrohet e numërohet pa kaluar e harruar gjë.

Çdo gjë numërohet pa kaluar e harruar gjë.

Zoti i regjistron veprat e njerëzve.

Zoti numëron dhe konfirmon çdo gjë.

Prezanton në mënyrë rrëfyese për qëndrimet e përgënjeshtrimit dhe besimit.

Prezanton për shpërblimet sikur të ishin në formë të dukshme.

Prezanton për dënimet sikur të ishin në formë të dukshme.

“Kur Zoti i Lartmadhëruar e ka krijuar lapsin, i ka thënë: Shkruaj!

Lapsi i ka thënë: Çfarë të shkruaj, o Zoti im?

Zoti i ka thënë: Shkruaj për çdo krijesë dhe për çdo ekzistencë! Dhe është shkruar çdo gjë prej atij momenti e deri në ditën e Kijametit”.

Imamim mubin: është fjala për Librin e ruajtur, me fjalë të tjera LevhiMahfudh.

LevhiMahfudh: është pllaka përkujtimore, Regjistri i veprave dhe i çdo gjëje të universit dhe i çështjeve të tjera.

LevhiMahfudh: është dituri e përhershme e Allahut, i cili di çdo gjë. Quhet libri me të cilin Zoti i Lartmadhëruar ka shkruar të gjitha çështjet, gjithë imtësitë dhe në të cilin çdo gjë është e ka përkufizuar me saktësi të plotë. Zoti i Lartmadhëruar ka ditur, di dhe do të dijë gjithçka.

Këtë e tregon ky ajet kur’anor: “është shënuar në libër (LEVHI MAHFUDH). Vërtet ajo për Allahun është shumë e lehtë. A nuk e ke ditur se Allahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë kjo është e…”. (El Haxh, 70)

Zoti i Lartmadhëruar na ka urdhëruar që të pajtohemi dhe të qetësohemi me këtë në ajetin fisnik: “Thuaj: Ne nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga Allahu; Ai është ndihmëtar yni. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët”. (Et-Tevbe, 51)

Në hadith, Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Me të vërtetë Allahu e ka krijuar Pllakën e ruajtur mirë (LevhiMahfudh) prej margaritarit të bardhë, faqet e saj janë prej rubinit të kuq, pena e saj është dritë…”

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment