HISTORIA E GRAMATICENTIT ALKAME ME DJALIN E TIJ

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Historia e kulturës letrare na mëson për një personalitet të quajtur:Ebu Alkame. Ky Gramaticient ishte i thellë në sintaksë, përdorte fjalë të rralla. Parashtrohët pyetja:Kush e ka nxitur deri sa ka arritur që njerëzit ta kuptojnë?

(Përgjigjja:)

E ka mësuar shërbëtori i tij.

Ebu Alkame nuk i kuptonte shumë fjalë.

Çka ka ndodhur me të?

Ebu Alkame është zgjuar në një mbrëmje dhe e ka thirrur djaloshin: “O djalosh”. Sa i përket kësaj fjale (Djalosh), djaloshi e ka kuptuar.

 Pastaj i thotë: “Eskea tiatarifë” çështje të cilën shërbëtori nuk e ka kuptuar, mirëpo(shërbëtori) ka dashur që ti jepte një mësim të mirë Alkamës.Ky leksion i ka ndodhur posaçërisht nga shërbëtori i cili nuk dinte  asgjë.

 Kur i ka thënë: “Eskea titearif”. Ai (Shërbëtori) i është përgjigjur: “Zekafijlm”.

Ebu Alkame befasohet nga ajo terminologji leksikore dhe i thotë: Çka do të thotë “Zekafiljmun”.

Djaloshi gëzohet se Ebu Alkame nuk e ka ditur atë term dhe i thotë: “Çka do të thotë “eskea tilatarifë?”.

Ai i thotë: O djalosh unë e kisha për qëllim: “A ka kënduar gjeli?”

Djaloshi i thotë: Edhe unë kam dashur të them: “Nuk ka kënduar!”

Kjo ka qenë sprovë për Alkamen, mirëpo një person tjetër ka dashur ta sprovojë me një sprovë edhe më të madhe. Kjo i ka ndodhur atëherë kur ka dashur të shërohet. Kjo ka qenë më e dashura për të. Ka qenë në pyetje shëndeti i tij. Ka shkuar te mjeku i quajtur Ajni, dhe i është ankuar për një sëmundje.

Kur ka shkuar te mjeku,Ebu Alkame  nuk ka harruar ta ngacmojë.

Mjeku ka pasur njohuri të pakta leksikore.

Mjeku e pyet: Nga çka po vuani?

I thotë: Kam ngrënë mish deve, “fe keseëtu keësen” dhe ndjeva dhimbje. Kam dhembje prej majave të gishtërinjve e deri në qafë dhe vazhdimisht po më shtohet dhembja, derisa është përzier me qumështin, dhe më dhemb çdo gjë.

Mjeku habitet, dhe i thotë: Përsërite?

Ai e përsëritë.

Si të vepronte mjeku!?

I thotë atij fjalë të pa kuptuara gjuhësisht. I është përgjigjur me të njëjtën monedhë Ebu Alkames. Kjo nga shkaku se po t’i përgjigjej me fjalë të cilat rëndom përdoren në gjuhën arabe, ai do t’i kuptonte!?

Këtij duhet t’i thuhen fjalë të pakuptuara.

I thotë: Merre lapsin dhe shkruaj recetën: Merri harkefen dhe sherkefen dhe gjethet, pastroji me ujë, dhe pastaj i konsumon me ujë.

Ebu Alkame (nuk e kupton) i thotë: Përsërite edhe një herë se për Zotin nuk kam kuptuar asgjë.

I thotë: Zoti të mallkoftë, po asnjëri-tjetrin nuk po e kuptojmë.

Kështu pra. Në këtë aspekt gjuhësor, edhe po të dije të gjitha fjalët e gjuhës, vjen një person me një fjalë të cilën nuk e ke ditur më herët kuptimin e asaj fjale dhe ndalesh.

 Përderisa gjuha është kështu, fillimisht duhet të shikohet rrënja e fjalës, ashtu që: në rend të parë shikohet kuptimi, e pastaj i vendoset fjala (termi) ose, në rend të parë është fjala e pastaj i jepet kuptimi.

 Para se të vendoset fjala, patjetër se duhet pasur kuptimin në mendje. Nëse nuk ekziston kuptimi në mendje, nuk ekziston as fjala gjuhësore. Kështu është çështja. Pra, përderisa fjala i paraprinë kuptimit atëherë kur është zbuluar kuptimi, i cili nuk ka qenë më parë, Për këtë arsye mblidhen koleksionet e librave gramatikorë që të thuhet: E vendosim (i japim) këtë kuptim për këtë çështje. Pra, këtë fjalë e quajmë kështu?.Kjo fjalë është për këtë kuptim.

Publikohet për të ardhmen. Kjo nga shkaku se kuptimi i mëparshëm nuk ka ekzistuar.

Kuptimet inekzistente nuk mund të ekzistojnë, nuk ka fjalë e cila tregon për to. Nëse vendosim një fjalë të pakuptimtë, menjëherë intervenohet të hiqet, duke thënë: Kjo fjalë është vënë për diçka iluzionare, dhe i jepet kuptimi se është diçka iluzionare, siç kanë thënë për “lugatin” (vampirin).

Nëse çështja është kështu, ne themi: Nëse tregueshmëria e fjalës “Allah” është për çështje inekzistente, atëherë si ka depërtuar fjala “Allah” në të folurin e njerëzve, ose si ka depërtuar fjala e cila është sinonim i fjalës Allah në fjalorin e njerëzve. Përderisa çështjet inekzistente nuk mund të zënë vend të lartë në fjalor dhe kjo përderisa fjalëve nuk u paraprijnë kuptimet. Kështu pra, ekzistimi i atyre fjalëve në gjuhën e njerëzve, kategorikisht tregon se atyre fjalëve u ka parapri kuptimi i atyre fjalëve dhe se kuptimi i besimit se ekziston Zoti, është çështje pararendëse që ta përdorin si fjalë.

 Përderisa ajo fjalë përdoret në gjuhën e popujve të njerëzimit, tregon se kuptimi i asaj fjale ka ekzistuar. Kështu pra, kemi harmonizim të fjalëve qofshin edhe ato fjalë të kundërta njëra me tjetrën.

Si mund të ndodhë kjo?

Fjala “mohim” është vet (fjalë) argument i besimit. Fjala “mohim” është argument i besimit, nga shkaku se fjala “mohim” në esencë nënkupton “fshehje”, çka është e fshehura në mohim? Kjo fjalë tregon se çështja ekziston dhe është e fshehur. Fshehja është më e vonshme se e ekzistuara. Kështu pra, kuptimi i fjalës “mohim” është se është fshehur diçka që ekziston. Mohimi (pabesimi) është pasrendëse e besimit. Për këtë arsye ne e shohim përgjigjen kur pyesim: Pse Zoti e ka përdorur formën pyetëse për Allahun ku thotë: “Po si është e mundur të mohoni Allahun” (Bekare: 28). Kjo do të thotë: Na e tregoni neve rrugën e rrallë e cila ka ndikuar te ju ta mohoni Allahun. Kjo me të vërtetë është për t’u habitur. Kjo është çështje interesante, po si është e mundur ta mohoni Allahun? Kështu pra, fjala e përdorur gjuhësisht na e tregon kuptimin e fjalës (Allah) dhe tregueshmëria e saj është se domosdoshmërisht Zoti ekziston.

Lini një koment