“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
E dimë se era është element bazik për çdo gjallesë dhe jo gjallesë.
Përderisa era është element bazik për frymëmarrjen e njeriut, objektet e mëdha, sikurse janë anijet me vela, ato nuk mund të jenë stabile, përpos kur janë të qeta dhe stabile rrymat ajrore. Nëse në njërën anë mungon era, atëherë objekti shkatërrohet. Kështu pra, ajo çka e mban baraspeshën në natyrë është era (ajri).
Për këtë arsye shohim se Kur’ani fisnik ka sqaruar çështjen e erërave dhe rëndësinë e tyre. Zoti i Madhërishëm thotë:
“deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë)…” (Junus: 22).
Zoti Famëlartë, sikur dëshiron të flet për anijet me vela, të cilat lundrojnë me erë. Pastaj teknologjia ka përparuar në prodhimin e anijeve ashtu që nga anijet me erë ka kaluar tek prodhimi i anijeve me avull, pastaj edhe me shfrytëzimin e energjetikës. Por fjala e Zotit Famëlartë: “erë e mirë” përfshinë të gjitha fazat e zhvillimit teknologjik, posaçërisht kur fjala “erë” në Kur’anin fisnik ka kuptimin e forcës nga çdo aspekt qoftë prej ajrit, qoftë për çfarëdo lloj force dhe energjie. Zoti Famëlartë thotë: “Mos u përçani se dështoni e shkon forca (era) juaj.”(Enfalë: 46).
Kështu e kuptojmë se fjala erë merr kuptimin e forcës. Po ashtu, fjala “erë” përshtatet me çdo qarkullim detar.
Thënia e Zotit Famëlartë:
“deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë)…” (Junus: 22).
Përmban tri çështje:
– Ekzistimin e anijeve;
– Lundrimi i anijes me erë të mirë;
– Gëzimi.
Këto tri çështje janë përdorur me foljen kushtore, e që më pastaj rezulton përgjigja e kushtit. Edhe në përgjigje i shohim tri çështje:
– E para: Fillon një erë shkatërruese.
– E dyta: Ngriten valët e detit nga të gjitha anët.
– E treta: Mendojnë se do të përmbyten.
Sa i përket erës shkatërruese: është era e cila dërmon. Thuhet: Filani është dërmuar në këtë mënyrë. Në Kur’an thuhet:
“Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!” (Fijl: 5).
Kështu pra, (era shkatërruese) është era dërmuese dhe përmbytëse.
Pastaj, thënia e Zotit Famëlartë:
“Dhe paraqiten valët (dallgët) nga çdo anë.” (Junus: 22).
Dallga vjen nga poshtë, era nga lartë. Era e tërheqë dallgën dhe uji hyn në anije. Ne e dimë se marinarët e bëjnë matjen e dallgëve (ujit) për çdo ditë varësisht prej fuqisë së erës: Kur të jetë erë e lehtë, ti e sheh sipërfaqen e ujit të lëkundur, dhe atëherë kur era është e qetë, ti nuk e sheh ujin të lëkundur, por të rrafshët, por kur rezulton era e fortë atëherë rritet shtypja dhe bëhet ngritja e valëve dhe si rezultat i kësaj ata mendojnë se: “i ka ngërthyer”. Kuptimi “i ka ngërthyer” është për atë se nuk mund të gjejnë shpëtim dhe të ikin. Për këtë arsye shohim se, kur Zoti Famëlartë flet për pabesimtarët thotë: “Zoti i ngërthen pabesimtarët.” (Bekare: 19).
Pra, nuk ka vend ku të ikin dhe të shpëtojnë.
Që në momentin kur mendojnë se “i ka ngërthyer”, nuk mund ta shpëtojnë veten e tyre nga ajo situatë, nga vet ndjenjat e tyre natyrore, bile i drejtohen Zotit me lutje, e lutin Zotin të cilin e kanë mohuar, mirëpo në rast rreziku asnjë njeri nuk gënjen për veten e tij, dhe nuk e mashtrojnë veten e tyre. Për këtë arsye e shohim se si është përgjigjur Xhafer Sadiku, kur është pyetur: A ka argument për Krijuesin?
Xhafer Sadiku e ka pyetur: Çka punon?
Ai i thotë: tregtar, me tregti detare?
Xhafer Sadiku e pyet: A nuk je gjendur ndonjëherë në situatë të vështirë?
Ai i thotë: Po, më ka ndodhur.
Xhafer Sadiku e pyet: Në çfarë rreziku?
Ai i thotë: Isha duke e bartur mallin me anije, kur kanë filluar erërat, janë ngritur valët e detit dhe është fundosur anija, ndërsa unë jam mbajtur mbi dërrasat e anijes.
Xhafer Sadiku e pyet: A nuk të ka shkuar në mendje frika nga diçka?
Ai i thotë: Po!
Xhafer Sadiku i thotë: Ai është Krijuesi më i Larti.
Kështu, ata të cilët e mohojnë Zotin, kërkojnë strehim tek Zoti atëherë kur t’i kaplon erë e fortë, dhe ngriten mbi të valët e detit dhe mendojnë se i ka përfshi. Për këta të cilët janë në këtë situatë, Zoti i Madhërishëm thotë: “E lusim Zotin me sinqeritet dhe përkushtim.” (Junus: 23)
Kjo nënkupton se, jo vetëm se e lutin Zotin, por e lutin me sinqeritet dhe dëshmojnë Zotin Një, të pa ortak, nga shkaku se e dinë se nuk ju bënë dobi idhujtaria.
Pastaj, Zoti Famëlartë e tregon lutjen e tyre: “Nëse na shpëton nga kjo situatë, do të jemi falënderues”: mirëpo a e kanë plotësuar atë premtim. Jo! Kjo nga shkaku se më pastaj Zoti Famëlartë thotë:
“E kur Ai (Allahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja.” (Junus: 23).
“Zoti Famëlartë pasi i ka shpëtuar”, menjëherë pasohet fjala “kur” befasuese, për të na e sqaruar neve se ata nuk presin që t’u kthehet frymëmarrja e tyre, ose nuk presin që të kalon një periodë kohore në mes tyre dhe lutjes së tyre dhe për të rezultuar rezultati i krizës.
Jo!
Përkundrazi, zmbrapsen menjëherë dhe shkaktojnë trazira në tokë:
“Dhe kur i shpëton ata, kur ata menjëherë shkaktojnë trazira në tokë me pa të drejtë.” (Junus: 23).
“Trazirë” është tejkalim i kufirit në padrejtësi dhe në shkatërrim. Kjo nga shkaku se njeriu nxjerr diçka nga rregulli. Pra, nga mirësia e saj thuhet: “E ka tejkaluar kufirin”. Nëse e prishë një rrugë, kjo quhet shkatërrim. Nëse e hedhë ndyrësirën në pusin me ujë ku njerëzit e përdorin, kjo quhet edhe shkatërrim edhe tejkalim i kufirit.
Çdo gjë e mirë të cilën ia ndërron destinimin, ashtu që nuk mund të përdoret për mirësi dhe prishet, quhet tejkalim i kufirit.
E shohim se Musait a.s. kur i është vështirësuar çështja, çka i ka thënë populli? I kanë thënë: “Jemi të nxënë (nga Firauni).” (Shuaraë: 61).
Musai a.s. u thotë: “Jo, kurrsesi! Pa dyshim se me mua është Zoti im, i Cili do të më udhëzojë.” (Shuaraë: 62).
Pra, mos i shikoni çështjet siç i sheh njeriu. Kjo nga shkaku se me mua është Zoti i njerëzve. Pastaj kanë shpëtuar. Ndërsa Ne Musait i thamë: “Me shkopin tënd bjeri detit. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.” (Shuaraë: 63).
Kështu pra, lutja është kur nga frika i drejtoheshin Atij i Cili ka mundësi të kryej diçka kur ti nuk ke mundësi.
Çështja për të cilën janë angazhuar Musai dhe Haruni ka qenë që familja e firaunit të mbetej në devijim dhe në insistimin e devijimit të të tjerëve. Patjetër se duhet që secili ta bëjë duanë në mënyrën e vetë. Kështu shohim te të tjerët pos pejgamberëve, të cilën e quajnë ndeshje të mendimeve në vetvete. Pra takon dy e më shumë mendime në të njëjtën kohë.