HISTORIA E VËLLAZËRISË NË MUAVIJ BIN EBU SUFJANIN

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Vëllezërit janë dy llojesh:

– Vëllezër për nga babai i afërt.

– Vëllezër për nga babai i largët, pra për nga lloji i juaj, prej Ademit.

 Kështu pra, vëllai ose është vëlla për nga babai i afërt ose është vëlla për nga babai i largët. Më herët kemi thënë se, Muaviju është ulur, kur aty hynë një person dhe i thotë: O prijës i besimtarëve, është një njeri pranë derës tënde i cili po thotë se është vëllai yt.

Muaviju pyet me kureshtje dhe me habi i thotë personit: Po ti a nuk i njeh vëllezërit e prijësit të besimtarëve.

I thotë: Lëre të hyjë, dhe hynë i panjohuri.

Muaviju e pyet: Cili vëlla, prej vëllezërve të mi jeni ju?

Ai i thotë: Vëllai yt prej Ademit.

Muaviju thotë: Zoti i mëshiroftë ndërprerësit, pra njerëzit të cilët nuk i kushtojnë rëndësi këtij lloji të vëllazërisë. Për Zotin, unë do të jem i pari i cili do t’i ndërlidhi.

Ajeti:

“Edhe te (populli) Ad (dërguam) vëllanë e tyre Hudin, e ai tha: “O populli im, adhurojeni (një Zot) Allahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!” (Earafë: 65).

E vërejmë se Zoti i Lartmadhërishëm tregon për Nuhun a.s., se i ka thënë popullit të tij:

“O populli im, adhurojeni vetëm Allahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin Tuaj në një ditë të madhe!” (Earafë: 59).

Zoti i Madhërishëm e ka dërguar Hudin te Adi, mirëpo sa i përket Hudit, i cili i është referuar popullit të tij, Zoti i Madhërishëm thotë:

“Edhe te (populli) Ad (dërguam) vëllanë e tyre Hudin, e ai tha: “O populli im, adhurojeni (një Zot) Allahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!” (Earafë: 65).

Këtu fjalia është përdorur pa parashtresën “fe”, ndërsa te rasti i Nuhut është përdorur parashtresa “fe”. Kjo tregon precizitet në oratori. Kjo nga shkaku se Ai i cili flet është Zoti dhe ndonjëherë fillon me parashtresën “fe” e ndonjëherë fillon pa parashtresën “fe”.

Edhe pse konteksti është i njëjtë, koncepti i njëjtë, pejgamberi është pejgamber, shoqëria është popull i pejgamberit. Ne e dimë se parafjala “fe” është parafjalë e “pasimit”, dhe në mënyrë permanente. Kjo sqarohet në suretu Nuhë, nga shkaku se Zoti i Madhërishëm tregon për Nuhun a.s. se ka thënë: Ai tha:

“O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen. Dhe sa herë që unë i thirrja ata për t’ua falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe i mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi”. Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë.” (Nuhë: 5-10).

Kështu pra, parafjala “fe” është në harmoni në këtë rast, ndërsa te rasti i popullit Hudë e shohim se Hudi iu ka thënë atyre një herë, dy herë ose tri herë, por jo në mënyrë të vazhdueshme dhe permanente. Për këtë arsye e shohim se Nuhu a.s. dhe ftesa e atij është në harmoni me mënyrën e përdorimit të tekstit: “Dhe menjëherë ka thënë”, dhe të mos përdoret në rastin e ftesës së Hudit. Njeriu mund të befasohet me periodën e Hudit me Adin e cila periodë nuk është e barabartë me periodën e Nuhut me popullin e tij. Është sqaruar perioda e mesazhit të Nuhit, ku Zoti i Madhërishëm thotë: “e ai kaloi ndër ata njëmijë pa pesëdhjetë vjet.” (Ankebut: 14).

Nuhu a.s. ka qëndruar te ta përafërsisht 1000 vite dhe i ka ftuar ditën dhe natën, personalisht dhe publikisht, mirëpo ata largoheshin nga besimi. Për këtë arsye, Zoti i Madhërishëm në rastin e thirrjes së Nuhut e ka përdorur fjalën “fe”, e cila tregon për “pasimin”, ndërsa te populli Adë nuk e ka përdorur parafjalën “fe”, por e ka filluar me:

“Edhe te (populli) Ad (dërguam) vëllanë e tyre Hudin, e ai tha: “O populli im, adhurojeni (një Zot) Allahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!” (Earafë: 65).

Te rasti i Nuhut:

“e ai i tha: “O populli im, adhurojeni vetëm Allahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin Tuaj në një ditë të madhe!” (Earafë: 59).

Te çështja e popullit të Adit thotë:

“e ai tha: “O populli im, adhurojeni (një Zot) Allahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!” (Earafë: 65).

Edhe pse metodologji e njëjtë, me kuptim të njëjtë, kjo imponon paralajmërim, mirëpo Zoti nuk e ka thënë këtë, nga shkaku se Nuhu e ka ditur se do t’i përfshijë ndëshkimi, sepse ka qenë përvoja e parë, përderisa Hudi nuk ka pasur njohuri për ndëshkimin.

Lini një koment