Sehabet kanë qenë të bekuar, jeta e tyre ka qenë plotë begati, saqë kur i kanë vërejt janë befasuar.
Fillimisht ta dimë: Çka është bekimi?
Bekimi është të japësh më shumë se sa shihet nga aspekti i jashtëm. Nëse është një enë me ushqim për dy persona, ulen katër apo pesë persona, ushqehen prej asaj ene dhe u mjafton. Për këtë ushqim thuhet ushqim i bekuar. Pra, jep më shumë se sa shihet nga jashtë.
Shembull, nëse e merr një pjesë stofi dhe shkon te rrobaqepësi, ai e matë dhe të thotë mungon gjysmë metri, ose një metër stof për masën tënde, por kur fillon qepjen, jo që mjafton por edhe tepron, atëherë themi se stofi është i bekuar.
Dora e pejgamberit a.s. ka qenë e bekuar:
– Kur e ka vendos dorën në ushqim, ai ushqim është shtuar, ka mjaftuar dhe ka tepruar.
– Kur është lutur për ndonjë njeri të ketë furnizim, atij njeriu i është shfaq furnizimi dhe i ka plotësuar nevojat e tij.
– Kur e ka mbjell një palmë, ajo palmë ka sjell fryte po atë vit.
Pejgamberi i ka shkuar në vizitë njërit prej shokëve të tij, Ebu Talhas.
Ebu Talha kur ka dëgjuar se do ta viziton pejgamberi a.s. i ka thënë gruas së tij Umi Sulemes: E kam dëgjuar zërin e ulët të pejgamberit, gjë që nënkupton se ai është i uritur. A kemi diçka prej ushqimit për t’i ofruar?
Po – i është përgjigjur.
I kam marrë disa pjesë buke gruri, pastaj e kam mbështjell bukën me një pjesë të mbështjellësit (shami), pastaj një pjesë të mbështjellësit e kam shfrytëzuar për mbulesë të trupit.
Pastaj më ka dërguar te pejgamberi a.s.
Pastaj kam shkuar te pejgamberi a.s. përderisa ai ishte në mesin e shumë njerëzve.
Kur u afrova te Pejgamberi a.s., më tha: Të ka dërguar Ebu Talha.
Po – i kam thënë!
Ngrihuni – u ka thënë pejgamberi a.s. atyre shokëve.
Ata janë ngritur për të ardhur në shtëpinë tonë, ndërsa unë kam shpejtuar para tyre, deri sa kam mbërri te Ebu Talha dhe e kam lajmëruar.
Ebu Talha i ka thënë Umi Selimit: Pejgamberi i Allahut ka ardhur me turmë njerëzish, ndërsa ne nuk kemi ushqim për të gjithë.
Ajo i thotë: Allahu dhe i dërguari e dinë më së miri.
Ebu Talha i doli përpara dhe e takoi Pejgamberin dhe bashkë me të erdhi në shtëpi.
Pasi hyri pejgamberi a.s. më tha: Oj Umi Sulejme, më sjellë çka ke përgatitur.
Pastaj Pejgamberi a.s. porositi që ato pjesë buke të bëhen copëza më të vogla.
Pastaj Umi Sulejme i jep gjalpë në një tas që përdorej si gjellë.
Bëri lutje mbi ato bukë ashtu siç ka dashur dhe ka ditur (Pejgamberi a.s. ).
Pastaj ka porositë që të lejohen dhjetë persona që të hyjnë për të ngrënë. Ata erdhën dhe hëngrën derisa u ngopën dhe dolën.
Pastaj Pejgamberi a.s. ka porositë për të lejuar dhjetë persona të tjerë. 41
Ata gjithashtu kanë ngrënë derisa e kanë shuar urinë.
Kështu janë ushqyer shtatëdhjetë apo tetëdhjetë njerëz.