“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1
Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Islami është mes i dy çështjeve, as tepër i shtrënguar dhe as tepër i lirshëm. Nuk e tepron në asnjë mënyrë. Nuk lejon nënçmim, as të nënçmohet, nuk lejon radikalizëm. Në ligjësim vendos në mes të materies (trupit) dhe shpirtit.
Islami përkujdeset që të vendos ekuilibër në të gjitha çështjet:
– Ligjëson çka është në harmoni në mes të kërkesave shpirtërore dhe kërkesave fizike.
– Vendos baraspeshë në mes të interesit shoqëror dhe atij personal.
– Në islam nuk ka murgëri.
– Nuk e dëmton as interesin individual dhe as interesin shoqëror.
– Muslimanët janë shoqëri mesatare, e zgjedhin të drejtën, as nuk e teprojnë, as nuk lënë mangë asnjë çështje, qoftë e kësaj bote, qoftë e botës tjetër.
Është regjistruar nga gjurmët e Muhamedit a.s. dhe koncepti është i saktë në bazë të Kur’anit dhe sunetit se “Çështjet më të mira janë çështjet mesatare.” Kjo mesatare është brumosur në mesin e muslimanëve të drejtë, që të jenë mostër për popujt e tjerë deri në ditën e gjykimit, e që ajo mostër është mostër prej pejgamberit.
Është transmetuar se, në ditën e kiametit, popujt do ta mohojnë kumtimin e pejgamberëve mbi çështjen e besimit në një Zot, e Allahu do të kërkojë argumente prej pejgamberëve se a e kanë kumtuar shpalljen – Allahu di gjithçka – dhe do të paraqitet umeti i Muhamedit a.s., i drejtë dhe mesatar dhe do të dëshmojnë. Atëherë pejgamberët thonë: Umeti i Muhamedit dëshmon për ne. Popujt tjerë u thonë atyre (umetit të Muhamedit a.s.): Nga e dini ju këtë? Ata thonë: Ne e dimë nga shkaku se Allahu i Madhërishëm na ka lajmëruar me librin e shkruar dhe nga gjuha e pejgamberit të sinqertë. Atëherë shkojnë te pejgamberi a.s. dhe e pyesin për umetin e tij dhe ai dëshmon dhe vërteton për ta. Kjo është në ajetin:
“Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)?” (En-Nisa: 41)
Allahu i thotë umetit të drejtë islam: Si keni dëshmuar kur nuk keni qenë prezent?
Ata thonë: Po Zoti ynë, na ka ardhur pejgamberi yt, na ka zbritur libri yt dhe ne dëshmojmë atë që na e ke premtuar dhe na e ke mësuar.
Atëherë Allahu u thotë atyre: E keni thënë të vërtetën.
Këtë koncept e tregon thënia e Allahut të madhërishëm:
Ajeti 143:
Disa ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që Allahu i drejtoi. Allahu nuk është që t’ua humbë besimin tuaj. S’ka dyshim se Allahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve. (143)
Ky ajet është në mes të dy ajeteve të cilat tregojnë përgatitjen e ndërrimit të Kibles, nga shkaku se namazi i muslimanëve në fillim falej në drejtim të Mesxhidi Aksasë dhe pastaj është ndryshuar në drejtim të Qabes së nderuar.
Argument i kësaj mesatare është përmbledhja e ligjeve të vjetra dhe të reja.
Argument i kësaj mesatare është ndërlidhja e ndjenjave të besimtarëve të hershëm dhe të mëvonshëm.
Feja është Një e vetme, e Allahut të madhërishëm. Të gjitha drejtimet janë të Tij. Nuk ka dallim një kahje ndaj kahjes tjetër dhe nuk ka specifikë, por çështja është në kompetencë të Tij që të përzgjedhë çka dëshiron dhe kahdo që orientoheni aty është Allahu.
Si kundërpërgjigje ndaj atyre që nuk e pranonin ndryshimin e Kibles, Allahu i Madhërishëm thotë:
Ajeti 142:
Disa mendjelehtë nga njerëzit do të thonë: “Çka i ktheu ata (muslimanët) prej kibles (drejtimit) në të cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: “Të Allahut janë lindja dhe perëndimi, Ai e vë në rrugën e drejtë atë që do”. (142)
Pas kësaj, Allahu i Madhërishëm, në ajetet në vazhdim ka përmendur specifikën e mesatares së islamit dhe muslimanëve.
Duke sqaruar urtësinë e orientimit në drejtim të Qabes thotë:
Ajeti 143:
Disa ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që Allahu i drejtoi. Allahu nuk është që t’ua humbë besimin tuaj. S’ka dyshim se Allahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve. (143)
Koncepti i pjesës së fundit të ajetit
Është sqarim i prerë se: Është i pranuar adhurimi i atyre të cilët kanë vdekur para se të bëhet ndryshimi i Kibles.
Ishte përgjigje ndaj pyetësve: Si llogaritet gjendja e muslimanëve para ndryshimit të Kibles? Si gjykohet namazi dhe besimi i tyre?
Atëherë Allahu është përgjigjur se: Namazi i tyre pranohet, po ashtu pranohen veprimet e tyre islame.
Allahu nuk i humb dhe nuk i zhvlerëson veprat dhe adhurimet e tyre, nga shkaku se Allahu është i Butë dhe i Mëshirshëm me njerëzit.