Durimi dhe lufta në rrugë të Allahut

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Të drejtët, njerëzit fetar dhe me vlera, gjithmonë ballafaqohen me probleme të cilat i shkaktojnë të tjerët ndaj tyre, ata gjithmonë ballafaqohen me sulme me të cilat sulmohen sepse të tjerët:

– kanë për qëllim të dominojë e keqja ndaj të mirës;

– kanë për qëllim të dominojë çrregullimi dhe trazira ndaj të mirës dhe të rregulluarës dhe,

– kanë për qëllim të dominojë devijimi ndaj udhëzimit.

Të drejtët, njerëzit fetar dhe me vlera, gjithmonë ballafaqohen me probleme për shkak se:

– të tjerët i ndihmojnë të pavërtetës dhe të padrejtës ndaj të vërtetës dhe

– të tjerët janë të devijuar nga rruga e drejtë e tyre.

Ky ballafaqim i së mirës dhe të dobishmes ndodhë për shkak të njerëzve të cilët dëshirojnë ngritjen e fjalës së drejtë dhe fjalën së mirë.

Allahu ka urdhëruar besimtarët që përgjatë rrugës në jetën tyre t’i përmbahen tri çështjeve:

– durimit;

– namazit dhe

– dëshmorisë në rrugë të Allahut.

 Sa i përket durimit, durimi është gjysma e besimit dhe mburoja (mbrojtja) e njerëzve të cilët kanë vendosmëri dhe vullnet të fortë. Durimi është mjet dhe rrugë e triumfit, ndihmës dhe i suksesit.

Allahu, në shumë ajete e ka treguar se është me besimtarët, i përkrahë dhe përkujdeset për ta dhe i ndihmon ata me ndihmën e Tij, u përgjigjet lutjes së tyre, e forcon qëndrimin e tyre dhe i mbron nga nënçmimi dhe përulja.

Sa i përket namazit dhe mbështetjes në të, dihet se namazi është ajka e të gjitha adhurimeve dhe ndërlidhja e robit me Allahun e Madhërishëm, rrugë e çlirimit nga fatkeqësitë, lehtësim i vështirësive, namazi i mbron besimtarët nga devijimet, i freskon zemrat. Të devotshmit namazi i ndalon nga punët e këqija dhe neveritëse.

Sa i përket luftës në rrugë të Allahut, ajo është rrugë e sigurimit të të drejtës dhe fitim i xhenetit me dëshmori. Është bazë e realizimit të krenarisë, nderit, pavarësisë dhe lirisë së atdheut, pengesë e sulmit të sulmuesve. Kthimi i pronave të okupuara dhe të uzurpuara sikurse pronat në Palestinë.

Kur’ani fisnik e ka sqaruar konceptin e dëshmorisë. Ata janë të përgjithmonshëm përgjatë gjithë historisë. Ata kanë grada të larta te Allahu, kjo pasi që janë vrarë më shumë se dhjetë pjesëmarrës së luftës së Bedrit, tetë pjesëmarrës të betejës janë nga ensarët (Medinasit) dhe gjashtë pjesëmarrës të betejës janë nga muhaxhirët (Mekasit).

Për atë i cili ishte vrarë në rrugë të Allahut njerëzit thoshin: Vdiq filani, humbi jetën dhe kënaqësinë e kësaj bote. Atëherë Allahu, për të sqaruar kategorikisht se dëshmorët janë të gjallë në zemrat e njerëzve përgjatë historisë dhe se shpirtrat e tyre janë të pastër dhe të ngritur si shpendët në degë të pemëve me fruta të xhenetit, ka zbritur ajetet në vijim.

Allahu, në pesë ajete i ka përmbledhur, durimin, namazin dhe dëshmorinë në rrugë të Allahut. I Madhërishmi thotë:

Ajetet 153-157:

O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë Allahu është me durimtarët. (153) E për ata që u mbytën në rrugën e Allahut mos thoni: “Janë të vdekur”, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni. (154) Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët. (155) Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi!” (156) Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit. (157)

Allahu ka lajmëruar besimtarët të cilët ballafaqohen me ndonjë fatkeqësi të vogël si frika, uria, pakësimi i pasurisë, humbja e jetëve (të dashamirëve), pakësimi i fryteve të pemëve, që zemrat e tyre të qetësohen dhe t’i dorëzohen Allahut, të pajtohen me caktimin e Tij dhe me përcaktimin e Tij. Nëse u ndodh diçka prej këtyre fatkeqësive në këtë botë, ata do të përfitojnë shpërblim te Allahu. Ata thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne tek Ai do të kthehemi.”

Durimtarët realizojnë fitime pa llogari.

Dëshmorët mëshirohen dhe u falen mëkatet nga Zoti i tyre, i Cili i ka krijuar dhe përkujdeset për çështjet e tyre. Ata janë të udhëzuar në veprimet e dobishme dhe të mira për atdheun.

Lini një koment