DRITA E SHPALLJES DHE MADHËSHTIA E THIRRJES NË ISLAM

DRITA E SHPALLJES DHE MADHËSHTIA E THIRRJES NË ISLAM

21. Kur dhe si ka filluar zbritja e shpalljes?

– Katade ka treguar se është pyet pejgamberi a.s. për agjërimin e ditës së hënë? Ai ka thënë: Është dita kur jam lindë dhe dita kur jam dërguar pejgamber. (transmeton Muslimi)

– Aishja ka thënë: Nga shpallja, në fillim pejgamberi a.s. ka pa ëndrra të cilat i kanë ndodhë në jetën praktike, çdo ëndërr i është realizuar në jetë, sikurse drita e mëngjesit. Pastaj, e ka dëshiruar vetminë, vetmohej në shpellën Hira. Atje i është paraqitë Meleku dhe i ka thënë Lexo! Nuk di të lexoj. – i është përgjigjur pejgamberi a.s.

Kështu është përsëritë tri herë kjo bisedë, pastaj i ka zbritë:“Lexo me emrin e Zotit Tënd i cili krijoi. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur. (Alek, 1, 2) (Mutefikun alejhi)

22. Çka ka ndodhë më pastaj?

– Pejgamberi a.s. ka shkuar te bashkëshortja e tij Hatixhja dhe ia ka treguar ngjarjen. Ajo i ka thënë: Jo, kurrsesi, për Zotin. Allahu nuk të përbuzë ty. Ti përforcon lidhjet farefisnore, je i sinqertë, i posedon të gjitha vlerat dhe je shembull për gjitha kohërat.

Kjo fjalë e saj dëshmon se Hatixhja ishte vizionare, ka vepruar drejtë dhe ka qenë e natyrshme.

23. Çka ka ndodhë më pastaj?

– Shpallja është ndërprerë përkohësisht.

Ka mendime se është ndërprerë shpallja për 40 ditë.

Nga kjo ndërprerje pejgamberi është pikëlluar, derisa i është paraqitë Xhibrili për të dytën herë.

Xhabiri tregon se pejgamberi a.s. ka thënë: “Derisa isha duke ecë, e kam dëgjuar një zë, e kam ngritë kokën lartë, kur shoh, meleku ishte ulur në një vend në mes të qiellit dhe tokës. Jam frikuar dhe kam shkuar në shtëpi dhe kam thënë: Më mbuloni! Më mbuloni!. Atëherë, Allahu ka zbritur ajetet:

O ti i mbuluar!

Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).

Dhe madhëroje Zotin tënd!

Dhe rrobat tua pastroji!

Dhe të keqes së ndyrë largoju! (Mudethir, 1-5)

(Mutefikun Alejhi)

Përfitimi: Shpallja te pejgamberi ynë a.s. është po e njëjta shpallje me shpalljet e pejgamberëve të mëparshëm, siç thotë Allahu i Madhërishëm: “Ne të kemi shpallë ty ashtu siç i kemi shpallë Nuhut dhe pejgamberëve pas tij.” (En –Nisa, 163)

24. Numëro nivelet e shpalljes?

– Ëndrrat e vërteta. Kjo është çështja e parë e cila i ka ndodhë pejgamberit a.s.

– Meleku e frymëzon në zemrën e pejgamberit, por pa e pa atë.

– Meleku, ndonjëherë i shndërrohet në formë njeriu.

– Ndonjëherë shpallja i ka zbritur ngjashëm me tinguj të ziles (Kjo ka qenë mënyra më e vështirë për pejgamberin a.s.)

– Allahu ka biseduar drejtpërdrejtë me pejgamberin pa ndërmjetësim. Kjo mënyrë e bisedës ka ndodhë në natën e Israsë dhe Miraxhit.

25. Numëro fazat e thirrjes, gjatë jetës së pejgamberit a.s.?

– Faza e parë: Thirrja fshehtazi. Ka zgjatë tri vite.

– Faza e dytë: Thirrja publike, ka vazhduar deri në fund të jetës së tij.

26. Trego emrat e muslimanëve të parë?

– Nga femrat: Hatixhe bin Huvejlidi.

– Nga meshkujt: Ebu Bekri Siddiki.

– Nga fëmijët: Ali bin Ebi Talibi – ishte 10 vjeçar.

– Nga robërit: Zejd bin Harithi dhe Amir bin Fehijrete.

27. A është prej muslimanëve Vereka bin en-Nufejli?

– Po, pejgamberi a.s. ka thënë: “Mos e ofendoni Verekan, sepse e kam pa atë në xhenet.” (Hadithin e ka transmetu Bezazi).

28. Përmendi disa prej emrave të muslimanëve të parë?

– Sead bin Ebi Vekasi

– Zubejr bin el-Avami

– Uthman bin Afani

– Amar bin Jasimi dhe nëna e tij Sumeja

– Bilall bin Rebaha

– Suhejbi

– Mikdadi

(Zoti qoftë i kënaqur me ta).

Brenda një kohe të shkurtë numri i muslimanëve nga kurejshitët ka arritur në 40 persona.

29. Cila është urtësia e thirrjes fshehtazi në Islam?

– Thirrja fshehtazi është metodë edukimi dhe formimi. Është fazë përgatitore e besimtarëve deri sa të forcohen radhët e tyre dhe të bëhen të aftë për t’u ballafaquar me pengesat e mëdha të cilat i presin ato.

– Që thirrësit të mësohen me mënyrën e veprimit, me rrethanat dhe me kushtet ku jetojnë.

30. Cilët e pranonin më së shumti ftesën e pejgamberit a.s.?

– Të dobëtit, ngase të tjerët i pengonte mendjemadhësia, pozita dhe lakmia për famë. Siç thotë Allahu i Madhërishëm për popullin e Nuhut: “Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: Ne nuk po shohim se të pason kush, përveç atyre që janë më të dobëtit nga ne. (Hudë, 27)

31. Si ka filluar thirrja haptazi?

– Ka filluar me zbritjen e ajetit. Dhe tërhiqua vërejtjen farefisit tënd më të afërt”. (Shuara, 214)

 Pejgamberi a.s. e ka tubuar familjen e tij, numri i tyre ka qenë tridhjetë. Pasi kanë ngrënë ushqim ju ka thënë: Kush më siguron mua se do të jetë me mua në xhenet.

Pastaj, i ka ftuar për të dytën herë, në këtë rast Ebu Talibi ka thënë: “Për Zotin, unë nuk do të pengoj, por zemra ime nuk më lejon që të ndahem nga feja e Abdul Mutalibit.”

32. Cila është urtësia e fillimit të thirrjes në rend të parë në familje?

– Nga shkaku se nëse u paraqiten argumente atyre atëherë, ato vlejnë edhe te të tjerët, nga ana tjetër të largëtit do të bëheshin pengesë dhe do të arsyetoheshin. Pastaj, çdo i afërt me të afërmin të sillet me butësi, me dashuri dhe gjatë thirrjes t’u jep vërejtje, për këtë arsye e ka pas për detyrë t’ua tërheqë vërejtjen atyre.

33. Pas kësaj, si ka vepruar pejgamberi a.s.?

– Tregon Ibn Abasi: Pejgamberi a.s. është ngjitë në kodrinën Safa, dhe ka thirrur: O ju shokët e mi. Të pranishmit kanë thënë: Kush është ky? Pastaj, janë afruar pranë tij dhe u ka thënë: çka mendoni, nëse u them se nga ajo kodër do të vjen një kalorës. A do të më besonit?

Ata i thanë: Ne e dimë se gjithmonë e ke thënë të vërtetën?

Atëherë pejgamberi u ka thënë: Unë, ju paralajmëroj se do të ju godet një dënim i madh.

Atëherë Ebu Lehebi ka thënë: Mallkuar qofsh, po a për këtë çështje na ke tubuar – dhe është larguar nga tubimi. Për këtë arsye ka zbrit sureja “Mesed”

(Mallkuar qoftë Ebu Lehebi, po, ai veç është i mallkuar – ajet) (Muttefikun alejhi)

34. Trego për disa prej shpifjeve të cilat i kanë fabrikuar idhujtarët si arsyetim për ta luftuar pejgamberin dhe misionin e tij.

– Allahu i Madhërishëm thotë: e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, rrenës”. (Sad, 4)

– “E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: Ai është i marrë!” (El-Kalem, 51)

– Edhe thanë: (për Kur’anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t’i shkruhen ato, e t’i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”.  (El-Furkan, 5)

– “Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.”(Mutaffifinë, 29)

Kanë përhapë gënjeshtra, dyshime dhe janë munduar të njollosin mësimet e tij:“Dhe ata që nuk besuan, thanë: Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz tjerë.” (Furkan, 4)

35. Trego për disa sulme fizike ndaj pejgamberit a.s.

– Pejgamberi a.s. ishte duke u falë, kishte rënë në sexhde, pas tij ka shkuar Ukbete bin Ebi Muijti dhe e ka vendosë rrobën e rëndë të tij në qafën e pejgamberit për të ja zënë frymëmarrjen. Me shpejtësi ka shkuar Ebu Bekri, e ka larguar dhe ka thënë: “A po e sulmoni njeriun, vetëm pse thotë Zoti im, dhe ju ka sjellë argumente nga Zoti juaj.” (Buhariu)

– Ibn Mes’udi ka thënë: Pejgamberi falej në Qabe. Ebu Xhehli dhe shokët e tij ishin aty afër të ulur, më herët ata kishin ther një Deve. Ebu Xhehli paraqet një ide dhe thotë: Cili nga ju mund të shkon te filani dhe t’i merr pjesët e mbetura të devesë së prerë, zorrët dhe lëkurën dhe t’i vendosë mbi supet e Muhamedit kur të jetë duke qëndruar në sexhde. Ashtu edhe kanë vepruar. Kur pejgamberi ishte në sexhde i kanë vendosë mbi supet e tij. Pas kësaj ata qeshnin në mes vete dhe talleshin. Fatimja shkon dhe i heq nga ai.

Kur e ka krye namazin Pejgamberi a.s. është lutur që ata të merrnin dënimin e merituar nga Zoti. (Buhariu)

36. Përmendi disa prej torturave ndaj muslimanëve?

Ibn Mes’udi ka thënë: I kanë veshë rrobë të hekurit dhe e kanë lënë të qëndronte në diell, saqë çdo njeri në atë gjendje do të përvëlohej. Ai i cili e përjetonte këtë vetëm për Allah ishte Bilalli. Këtë vuajtje ia shkaktonte populli i tij. Qytetarët Mekas shkonin ta shihnin se si vuante, ndërsa Bilalli me krenari thoshte: (Zoti) Një, (Zoti) Një. (Ahmedi)

– Dëshmori i parë është nëna e Amarit – Sumeja, bija e Hajatit. Ebu Xhehli ka gjuajt me shtizën e tij në zemrën e saj.

– Nga maltretimet dhe torturimet e shumta ka ndërruar jetë Jasiri.

E kanë maltretuar Amarin dhe e kanë detyruar që ta thoshte shprehjen e mosbesimit. Për këtë arsye ka zbritë ajeti: Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim…”(Nahl, 106)

Prej të përvuajturve është edhe Hababi i biri i Eretit. E kanë marrë për flokët e tij dhe e kanë tërheqë zvarrë, i kanë zënë frymën duke e shtrënguar në qafë. Shumë herë i lidhnin hekur të nxehtë në trup, e vendosnin në diell të nxehtë që të qëndronte në diellin përcëllues deri sa nuk mund të ngrihej.

Nga vuajtjet e mëdha, Hababi ka kërkuar nga pejgamberi a.s. që t’i lutet Zotit t’i lehtësohet dënimi. Ai tregon: kam shkuar te pejgamberi a.s. derisa ishte në oborrin e Qabës, më saktësisht i mbështetur në pëlhurën e Qabes dhe i kam treguar për torturat të cilat i përjetonim nga idhujtarët dhe i kam thënë: O i dërguar i Allahut lutu për ne.

Ai është ulur derisa edhe fytyra e tij skuqej dhe tha: Para juve janë torturuar deri në atë masë saqë me çekan ua kanë thyer kockat dhe pjesët e trupit, mirëpo edhe ky torturim nuk ka mund të ndikonte që të largoheshin nga feja e tyre. Pastaj ua kanë vendosë sharrën në kokë dhe ua kanë ndarë kokën në dysh, por prapëseprapë nuk janë larguar nga feja. Por Allahu do ta rregullon këtë çështje (do ta forcon këtë fe) sa që udhëtari do të udhëton nga Sanaa deri në Hadremevt dhe nuk do t’i frikohet askujt pos Allahut.”(E ka transmetuar Buhariu)

38. Cila është urtësia e këtyre sprovave?

Për t’u vërtetuar dhe për t’u dëshmuar thënia e Allahut:

Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare. (Ali Imranë, 186)

Në sprova lartësohen besimtarët, ndërsa poshtërohen pabesimtarët.

…që të shkatërrojë me argument atë që u shkatërrua dhe të bëjë të jetojë me argumente atë që jetoi. All-llahu vërtet Dëgjon e Di. (Enfalë, 42)

39. Në fillim të thirrjes, ku takohej pejgamberi a.s. me shokët e tij dhe përse?

Në shtëpinë e Erkam bin Ebi Erkamit. Kjo sepse nuk e dinin se Erkami e kishte pranuar Islamin, po ashtu ishte nga bijtë e Mahzumit i cili e kishte bartë flamurin dhe kishte qenë sfidues kundër beni Hashimitëve, andaj ishte e paimagjinueshme që pejgamberi të fshihej mu në zemër të armikut. Gjithashtu ka qenë djalosh i ri. Kur e ka pranuar Islamin ka qenë 16 vjeçar por që në këtë moshë e ka arritur vlerën e sehabeve eminent.

40. Kur ka ndodhë migrimi i parë në Etiopi dhe pse?

Ka ndodhë në vitin e pestë pas pejgamberisë së Muhamedit a.s.

Arsyeja: Nga vendi i dhunës dhe i torturimeve me fenë e tyre të shkonin në vende të sigurta.

Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij sulmoheshin nga populli i tyre, për këtë arsye u ka thënë: Në Etiopi, është një mbret madhështorë, atje askush askujt nuk i bën padrejtësi. Andaj shkoni atje deri sa Allahu të ju gjejë zgjidhje që të çliroheni nga situata e vështirë.

41. Sa kanë emigruar dha sa nuk kanë migruar në atë moment?

– Kanë migruar 11 burra dhe 4 gra, prej tyre:

Uthmani me gruan e tij Rukijen r.a., dhe

Ebu Selmete me gruan e tij.

Në Etiopi kanë qëndruar dy muaj: Në muajin Shaban dhe Ramazan, të vitit të pestë të pejgamberisë.

Janë kthyer në Meke në muajin sheval të po atij viti.

42. Cila ishte arsyeja e kthimit të migrantëve nga Etiopia?

– Ishte përhapë lajmi se kurejshitët e kanë pranuar Islamin, mirëpo ai lajm ka qenë i pavërtetë.

Prej të kthyerve në Meke, një grup është maltretuar për së tepërmi, kështu që pejgamberi a.s. i ka lejuar që të migrojnë për të dytën herë në Etiopi.

43. Sa ka qenë numri i atyre të cilën kanë migruar për të dytën herë në Etiopi?

– Nga burrat kanë migruar 83 burra.

– Nga gratë kanë migruar 18 gra.

44. Çfarë veprimi kanë marrë kurejshitët për t’i kthyer emigrantët?

– Kurejshitët e kanë dërguar te Nexhashiu një delegacion në përbërjen e Amr bin el-Asit dhe Abdullah bin Ebi Umejes.

– Për t’i përkrahë Nexhashiu, i kanë dërguar dhurata. Kjo ka qenë një politikë për të kërkuar nga mbreti që t’ua dorëzonte atyre emigrantët.

45. Çka i ka thënë Delegacioni Kurejshit Nexhashiut dhe çfarë përgjigje kanë marrë?

– Kanë thënë: “O mbret, në vendin tënd kanë ardhur disa djem mendjelehtë, në njërën anë janë larguar nga feja e popullit të tyre, ndërsa në anën tjetër nuk kanë hyrë në fenë tënde. Ata kanë shpikë një fe ndryshe nga fetë tona. Ne jemi të deleguar nga paria e popullit të tyre dhe nga prindërit e tyre që t’i kthesh mbrapa”.

Ata i kanë thënë në kuptimin që: O mbret, na beso neve, na i dorëzo neve, që të kthehen në vendin e tyre dhe te populli i tyre.

46. Kur ka dëgjuar këtë si ka vepruar Nexhashiu?

– Tek muslimanët ka dërguar një të deleguar i cili i ka ftuar dhe janë paraqitë pranë tij dhe i ka thënë: çka është kjo fe e cila ju ka ndarë nga populli juaj, a në anën tjetër nuk e keni pranuar fenë time dhe asnjë fe të këtyre popujve.

47. Kush ka folur në emër të muslimanëve dhe çka i ka thënë Nexhashiut?

– Xhafer bin Ebi Talibi i ka thënë Nexhashiut:

 O mbret, ishim popull injorant, adhuronim statujat dhe hanim cofëtinën, bënim amoralitet, i ndërpritnim lidhjet farefisnore, deri sa nga mesi ynë Allahu ka dërguar një pejgamber. E dimë prejardhjen e tij, sinqeritetin e tij, besnikërinë e tij dhe pastërtinë e tij. Na thërret ta besojmë Zotin një, ta adhurojmë Atë dhe të heqim dorë në atë çka adhuronin prindërit tanë sepse ata adhuronin statuja prej guri.

48. Kur Nexhashiu ka dëgjuar fjalimin e Xhafer bin Talibit, çka ka thënë dhe çka ka ndodhë më pastaj?

– Kjo dhe ajo çka i është ardhur Isaut është nga e njëjta dritë dhe i njëjti burim. Për Zotin kurrë nuk do t’ua dorëzoj.

Ata i kanë thënë: Por ata për Isaun thonë fjalë të rënda?

Atëherë Nexhashiu i ka pyet se çka mendojnë për Isaun?

Xhaferi i ka thënë: Ne mendojmë për të ashtu siç i ka zbritur pejgamberit tonë: Ai është rob i Allahut, i dërguari i tij, shpirti dhe fjala e cila i është dhënë Merjemes virgjëreshë.

Nexhashiu e ka marrë një shkop, e ka vendosë në tokë dhe i ka thënë Xhaferit: Përpos Isaut askush nuk e ka ditë vlerën e këtij shkopi. Pastaj ju ka dhënë muslimanëve liri dhe siguri, ndërsa kurejshitëve ua ka kthyer dhuratat.

49. Çka përfitohet nga kjo ngjarje?

– Kjo ngjarje vërteton thënien e Allahut të Madhërishëm: “…Dhe kush i frikohet Allahut, i gjen rrugëdalje.” (Talak, 2)

50. A i ka besuar Nexhashiu pejgamberisë së Muhamedit a.s.?

– Po. Për këtë arsye, atëherë kur ka vdekur Nexhashiu, i cili ka vdekur në vitin e nëntë, pejgamberi a.s. ia ka falë namazin e xhenazes. Në një transmetim figuron se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kërkoni falje për vëllanë tuaj.”

51. Si kanë vepruar Kurejshitët kur e kanë pa numrin e shumtë të cilët e pranonin Islamin?

– Kanë krijuar aleancë dhe kanë marrë vendim për beni Hashimitët dhe beni Abdul Mutalibët, si vijon:

– Të mos lejohet martesa me ta.

– Të mos bëhet tregti me ta.

– Të mos bisedohet me ta.

– Të mos qëndrojnë me ta.

– Të mos vizitohen në shtëpi të tyre deri sa të mos e dorëzonin pejgamberin a.s.

Këto vendime i kanë shkruar në një letër dhe e kanë varë në murin e Qabës. Atëherë beni Hashimitët dhe beni Mutalibët janë ndarë në besimtarë (prej tyre) dhe pabesimtarë (prej tyre). Vetëm se Ebu Lehebin dhe Ebu Talibin e kanë regjistruar në listë të njëjtë. Ai i cili e ka shkruar letrën ka qenë Amir bin Hashimi. Muhamedi a.s. është lutë që të ndëshkohet, kështu që Amir bin Hashimit i është paralizuar dora.

52. Sa kohë ka zgjatë izolimi dhe kush është aktivizuar për prishjen e letrës?

– Pas tri viteve, Hisham bin Amr bin Amir bin Lui është munduar ta prishë atë marrëveshje. Ai është dakorduar me Zehir bin Ebi Umejen dhe me Mut’am bin Adijin dhe me Zeamete bin el-Esvedin dhe me Ebu Buhterijun.

53. Cili sehabë ka lindë në kohën e Izolimit?

– Abdullah bin Abasi.

54. Çka përfitohet nga ky veprim i Kurejshitëve?

– Përgatitje për çdo besimtarë me atë se ajo çka i ka ndodhë pejgamberit mund të sprovohen edhe ata, sqarim se të këqij ka në çdo kohë dhe në çdo vend. Nuk duhet shikohen ata por duhet falënderuar Zotin.

55. Kur ka vdekur Ebu Talibi?

– Ka vdekur në vitin e dhjetë të pejgamberisë së Muhamedit a.s.

– Ka vdekur në pabesim.

– Ka vdekur pas përfundimit të izolimit të muslimanëve.

56. Pse është pikëlluar pejgamberi a.s. kur ka vdekur Ebu Talibi?

– Sepse ai e kishte nën mbrojtje dhe e siguronte. Nga vargjet poetike të tij ështëi njohur vargu poetik:

Për Zotin nuk mund të të arrestojnë.

Edhe Nëse tubohen që të gjithë.

Derisa të jem gjallë

dhe deri sa të mbulohem me dhe.

57. Kur ka vdekur Hatixheja?

– Në vitin e dhjetë të pejgamberisë së Muhamedit a.s., tri vite para Hixhretit.

58 Si kanë vepruar Kurejshitët pas vdekjes së axhës së pejgamberit a.s.?

– Janë hidhëruar edhe më shumë dhe i kanë shtuar maltretimet edhe më shumë.

59. Pas kësaj, çfarë veprimi ka marrë pejgamberi a.s.?

– Së bashku me Zejd bin Harithin ka shkuar në Taif.

Ka mendime se atje ka qëndruar dhjetë ditë.

60. Si kanë vepruar banorët e fisit Taif?

– Nuk i janë përgjigj ftesës së tij.

– I kanë shkaktuar vuajtje.

– E kanë dëbuar.

– E kanë gjuajtur me gurë aq sa ia kanë gjakosur edhe këmbët e tij.

61. Duke u larguar nga fisi Taif, kë e ka takuar gjatë rrugës?

– Gjatë rrugës e ka takuar Adasin e krishterë, i cili gjatë takimit e ka besuar dhe e ka vërtetuar pejgamberinë e Muhamedit a.s.

62. Si është kthye pejgamberi a.s. nga Taifi?

– Është kthyer i pikëlluar dhe i brengosur. Aishja r.a. ka thënë: A të ka ndodhë ndonjë ditë më e vështirë se dita e betejës së Uhudit?

– Ka thënë: Në Taif, isha i pikëlluar dhe isha duke pushuar në kodrinën (luginën) Thealib. E kam ngritur kokën lartë, kur shohë se retë më kishin mbuluar (më bënin hije). Kur e shoh Xhibrilin. Më ka thirrur dhe më ka thënë: “Allahu ka dëgjuar thëniet e popullit tënd për ty dhe si janë sjellë me ty. Për këtë arsye, Allahu e ka dërguar te ti melekun e kodrave. Urdhëro çka të dëshirosh? Atëherë më ka thirrur meleku i kodrave. Më ka përshëndet dhe më ka thënë: O Muhamed nëse dëshiron, do t’i bashkoj këto dy kodra dhe do t’i mbuloj ata me këto dy kodra. Pejgamberi a.s. i ka thënë: Jo, nga shkaku se shpresoj që nga ata do të vjen një gjeneratë cila do të adhuron Zotin një dhe krahas tij nuk do të adhurojnë askënd tjetër.

63. Përmendi disa mësime të përfituara nga udhëtimi i pejgamberit a.s. në Taif?

– Vërtetohet stoicizmi i pejgamberit a.s. dhe mos humbja e shpresës sado që sprovat të ishin të vështira.

– Veprimit të shëmtuar të banorëve të Taifit pejgamberi a.s. i është përgjigjur me lutjen: O Zoti im udhëzoi ata.

– Dhembshuria e pejgamberit për popullin e tij.

 Ty (o Muhamed) të kemi dërguar mëshirë për gjithë botët.”(Enbija, 107)

Autor: Abdullah Ebu Majha

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s