Belkisja

Belkisja

Ishte një popull i quajtur Sebeë.

Mbretëresha e atij populli quhej Belkisë.

Ajo kishte fron të mrekullueshëm.

Ai popull adhuronte diellin në vend të Zotit.

Sulejmani a.s. ishte pejgamber.

I shkroi një letër dhe e filloi me “Bismil-lahi Rrahmani Rrahim”.

Ia dha Hud-Hudit që t’ia dërgoj Belkises.

Hud-Hudi fluturoi dhe kaloi mbi Qabe.

Arriti tek dhoma e Belkisës.

Ia lëshoi letrën në dhomën e Belkisës.

Me atë letër e ftonte Belkisën dhe popullin e saj ta pranojnë fenë islame.

Belkisja e sheh letrën në dhomën e saj.

I ftoi rojet dhe i pyeti se kush ka hyrë në dhomën e saj dhe e ka lënë atë letër?

Ata iu përgjigjën se nuk e dinë.

Belkisja e kuptoi se çështja është serioze.

I thirri të gjitha shtresat, qeverinë, krerët e ushtrisë dhe dijetarët, dhe u tha:

– O populli im, më ka ardhur një letër ku shkruan: “Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

kjo letër është nga Sulejmani. Mos u krekosni, por bëhuni musliman.”

I pyeti: – Ç’të bëjmë?

– Të luftojmë – tha njëri.

– Lufta është e keqe – tha tjetri.

Belkisja vendosi që të tuboj ari, diamant dhe stoli dhe t’ia dërgoj Sulejmanit a.s.

Sulejmani tha: – Unë nuk dua pasuri dhe nuk e pranoj.

Belkisja e kuptoi se Sulejmani nuk mund të korruptohet, atëherë tha:

– Unë me Sulejmanin i dorëzohemi Zotit dhe ne jemi muslimanë.

Belkisja e pranoi ftesën e Sulejmanit.

E pranoi islamin.

Me Belkisën i tërë populli i saj e pranoi fenë Islame.

I gjithë Populli Sebeë, Belkisja dhe Sulejmani a.s. iu dorëzuan Zotit të gjithësisë.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment