Abdullah ibn Mubareku

Abdullah ibn Mubareku

Një djalë i ri ishte rojtar i një plantacioni.

Një ditë pronari i plantacionit i thotë: – Ma zgjedh një shegë të ëmbël për ta ngrënë.

Ai shkon në mes të plantacionit e këput një shegë dhe ia dërgon.

Pronari fillon me ngrënë dhe e sheh se shega ishte e ithët.

Pronari i thotë për së dyti: – Bjere një tjetër.

Ai shkon në mes të plantacionit dhe ia dërgon.

Pronari fillon me ngrënë dhe e sheh se edhe shega e dytë ishte e ithët.

Pastaj pronari i thotë djaloshit: – Gati një vjet je rojtar në plantacion dhe ende nuk ke mësuar ku dhe në cilën pjesë të plantacionit janë frytet të ëmbla?

Djaloshi i thotë: – Unë paguhem për të ruajtur plantacionin dhe jo për të ngrënë nga ai. Unë prej kohe sa jam rojtar nuk kam ngrënë asnjëherë asnjë shegë.

Pronari e vërteton se është djalë që e mbron emanetin, andaj i ofron të ia jap vajzën për grua.

Pasi martohet me vajzën e tij, nga ky çift bashkëshortor lind Abdullah ibn Mubarek r.a., njëri prej tabiinëve të njohur.

Lini një koment