Rabije Adevije
–
Rabia vinte nga një familje e varfër.
Mbeti jetime në moshë të re dhe përfundimisht përfundoi si shërbëtore.
Një natë, ndërkohë që i zoti i shtëpisë ku ajo jetonte e pa atë duke u lutur gjithë natën,
e liroi nga shtëpia dhe ajo ishte e lirë.
Rabija Adevije ishte një grua muslimane,
ka qenë tepër e devotshme.
Në ditë ajo zgjohet herët në mëngjes,
merr abdes,
fal namaz,
pas përfundimit të namazit e bën këtë dua:
– O Zoti im! Për dashurinë Tënde që ke ndaj meje, falmi gabimet.
Njëri që ishte prezent i thotë: – Mos thuaj ashtu.
– Po si të them?
Thuaj: – Për dashurinë time ndaj Teje, falmi gabimet.
Ajo i thotë:
– Po të mos më kishte dashur Allahu nuk do të më kishte zgjuar në këtë mëngjes.
Po mos të më kishte dashur Allahu, nuk e kishte bërë këtë gjuhë që t’i lutem Atij,
Ai më ka dashur dhe m’i ka dhënë këto begati, andaj unë i lutem Atij.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”