Ebu Hanife dhe pyetjet e ateistit
–
Ebu Hanife i mësonte nxënësit e tij.
Në klasë hyri një ateist dhe ia parashtroi tri pyetje.
Pyetja e parë: – Si ta adhuroj Allahun kur nuk e shoh?!
Pyetja e dytë: – Si dhe pse të jap përgjegjësi për gjërat, të cilat veç m’i ka shkruar Allahu dhe unë jam i detyruar në veprimin e tyre?!
Pyetja e tretë: – Si dënohen xhinët në zjarr, kurse ata janë të krijuar prej zjarrit?!
Ebu Hanife me shpejtësi në tri pyetjet iu ka përgjigjur me përgjigje praktike.
Imami mori një topth të fortë prej dheu, i cili ishte afër dhe i bie ateistit me një të rënë të fortë, e cila ia shpërtheu gjakun mbi lëkurën e fytyrës.
Ateisti mendoi në vetvete, nëse e sulmon dijetarin, nuk do të ketë sukses, sepse nxënësit e tij në klasë do ta mbronin ose edhe do t’i ktheheshin në kundërsulm dhe do të vritej. Kështu e zgjodhi alternativën për ta paraqitur te gjykatësi.
Gjykatësi me të shpejtë të dy i nxori në gjykatë dhe e pyeti shejhun se pse e kishte sulmuar.
Shejhu iu përgjigj: – Kjo e rënë i është përgjigjur në tri pyetjet, të cilat m’i ka parashtruar:
E para: Ankohet për dhembjen, të cilën nuk e sheh fare, atëherë pse të mos e adhuron Allahun edhe pse nuk e sheh.
E dyta: Kur i rashë me topth të dheut, ai ka pasur të drejtë të zgjedhë: të më ofendojë ose të më mëshon, ose të ankohet te gjykatësi. Mirëpo ai e ka ditur se po të më ofendonte ose sulmonte studentët do t’i kundërviheshin, po të më sulmonte studentët do ta mbytnin, prandaj e zgjodhi mënyrën tjetër për t’u ankuar te gjykatësi. Ai është i vullnetshëm për disa çështje, ndërsa i detyruar, pa vullnetin e tij, në çështjet tjera.
E treta: Njeriu është i krijuar prej dheut të pjekur, e unë i rashë prej një topthi dheu i pjekur, i cili është lëndë bazë e krijimit të njeriut. E kështu xhinët dënohen me zjarr edhe pse janë të krijuar prej zjarrit.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”