DITË TË CAKTUARA

DITË TË CAKTUARA

Pyetje: Cila është urtësia e agjërimit të ditëve të caktuara dhe cili është kuptimi i ditëve të caktuara?

Përgjigjja: Agjërimi i ditëve të caktuara është dita Ashura dhe tri ditë të çdo muaji etj. Këto ditë të caktuara dhe të definuara janë ato, të cilat Allahu i ka caktuar për t’i agjëruar, përpos kur njeriu është i sëmurë, apo në udhëtim. Mirëpo, këto ditë të caktuara, nëse mund t’i agjërojë, ndërsa agjërimi e rraskapit, ka të drejtë ose të agjërojë, ose t’i kompensojë me sadaka. Zoti i Lartëmadhëruar ka thënë: “(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aqë më mirë për të. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju.” (El Bekare, 184)

Mirëpo, kur Zoti i Lartmadhëruar ka sjellë vendimin për agjërimin e muajit Ramazan, nuk ka dhënë leje, apo nuk ka lejuar që të bëhet zgjedhja mes agjërimit apo kompensimit. Argument për këtë kemi se Zoti i Lartmadhëruar nuk e ka treguar në ajetin: “(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni.” (El Bekare, 185)

Për këtë arsye, ne themi se agjërimi ka kaluar në dy faza: faza e parë, kur Zoti i Lartmadhëruar e ka obliguar agjërimin në ditë të caktuara; kush nuk ka qenë i sëmurë dhe nuk ka qenë në udhëtim, ai ka pasur obligim të agjërojë, e pas kësaj, nëse agjërimi e ka lodhur apo e ka munduar, ai ka pasur të drejtë të agjërojë ose ta kompensojë, edhe nëse agjërimi ka qenë i dobishëm për të. Mirëpo, kur ka sjellë vendimin që të agjërohet saktësisht muaji i Ramazanit, nuk e kanë pasur këtë të drejtë dhe këtë lehtësim. Argument për këtë kemi se pjesa e tekstit “i mundon” është vendosur në ajetin “ditë të caktuara” dhe nuk ekziston në “Muaji i Ramazanit është muaji, në të cilin ka zbritur Kur’ani…”Dhe kush është prezent në këtë muaj, le të agjërojë, e pastaj nga agjërimi është përjashtuar i sëmuri dhe udhëtari. VALLAHU EALEM.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s